Trenat Tirane-Durres ne mjerim te plote
Të udhëtosh me tren në këto ditë të nxehta është një aventurë e çmendur që ne nuk do t’ia këshillonim askujt. Në vitin 2012 trenat me të cilët qytetarët duhet të udhëtojnë janë në gjëndje të mjerueshme. Një projekt i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim synon rehabilitimin e sistemit hekurudhor shqiptar. Mendohet që në përfundim të përmirësohen kushtet në trena dhe të rritet ndjeshëm numri i pasagjerëve. Drejtori i Përgjithshëm i Hekurudhës Shqiptare pranon se sistemi hekurudhor është në gjendje të amortizuar, por shprehet se ky projekt do t’i japë një status tjetër. Ai ka dhënë idenë se dhënia me koncesion e tij do të ishte një zgjidhje e mirë për të përmirësuar shërbimin. Projekti i BERZH nis zbatimin në shtator 2012 dhe do të zgjasë nëntë muaj, ndërsa vlera e tij është rreth 1.2 milion euro.