Uragani Sandy terrorizon Bregun Lindor te Shteteve te Bashkuar
Uragani Sandy terrorizoi Bregun Lindor të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar dhjetëra të vdekur. Një numër i saktë ende nuk dihet. Në mbarë botën qarkullojnë foto e video nga kjo katastrofë, që ngjan sikur janë realizuar në ndonjë skenë filmi. Por shumë amerikanë kanë humbur në këtë katastrofë jo vetëm njerëzit e dashur, por edhe një gjë shumë të dashur: shtëpinë e tyre.