Data 10 maj, në Tiranë shënoi një ditë të dedikuar aktiviteteve në kuadër të javës europiane. Përgjatë rrugës së pedonales, ishin të vendosura stendat e organizatave të ndryshme, të cilat shpërndanë broshura prezantuese në lidhje pasditen e ditës së sotme, për të prezantuar të rinjtë dhe të gjithë të pranishmit me punën e tyre të përditshme.
Po ashtu, në panair, u përfaqësua dhe stenda e komunitetit LGBTI, me raportin vjetor të botuar rishtazi dhe me broshura të tjera shpjeguese në lidhje me aktivitetet e qendrës rezidenciale “Streha”, apo platformën SOS LGBTI. Gjithashtu, u shpërndanë broshura në lidhje me edukatën e mbrojtjes ndaj sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, ku aktivistët e pranishëm në këtë stendë, së bashku me psikologen e Aleancës kundër diskriminimit të komunitetit LGBTI shpjeguan me durim për këdo që u afrua pranë kësaj stende, se ku konsistonin të gjitha shërbimet.
Sakaq, përfaqësues të organizatave të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe komunitetit LGBTI, në vecanti, morën pjesë në një panel prezantues gjatë pasdites së 10-majit në pedonalen e qytetit. Elvis Popaj nga qendra “Streha”, Arbër Kodra nga OMSA, Xheni Karaj nga Aleanca kundër diskriminimit LGBTI dhe Angjelos Feraj, aktivist i të drejtave të njeriut dhe komunitetit i cili ka ardhur posacerisht për të mbeshtetur në organizimin e Tirana Pride 2019. Secili prej tyre u ndal të theksonte situatën e komunitetit në Shqipëri dhe mbështetjen e nevojshme jo vetëm prej shoqërisë por edhe instancave shtetërore në tërësi.
Më tej, në orën 18.00 celet ekspozita “Empty Closets” e ideuar nga fotografja e talentuar Loreta Cuka, duke qendërzuar personalitetin e personave LGBTI, si një hap për të sensibilizuar opinionin publik, duke synuar të ndihmojë fuqizimin e tyre në shoqëri.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në datën 16 maj, pranë ambienteve të Qendrës Rinore Tiranë, duke mirëpritur cilindo të interesuar jo vetëm në imazhet fotografike, por edhe në biseda me aktivistët të cilët do të qëndrojnë përgjatë gjithë ditës duke pritur vizitorë.
Shënim: Në faqen e facebook Historia Ime, do të mund të gjeni më shumë detaje nga aktivitetet e ditës së sotme, në foto dhe video. L.K
Data e sotme shënon Ditën e Europës, simbol i unitetit evropian.
Për të përkujtuar shënimin e deklaratës Schuman në vitin 1950, e cila hodhi themelin e krijimit të Bashkimit Evropian, shtetet e BE festojnë sot identitetin e tyre të përbashkët.
Bashkimi Evropian është një forcë përbashkuese dhe promovuese e vlerave universale të dinjitetit njerëzor, respektimit të së drejtave të njeriut dhe promovimit të tyre brenda dhe jashtë hapsirës së BE.
Për të shënuar këtë ditë, u organizua Panairi i Bashkimit Evropian në pedonalen ”Murat Toptani”, ku organizata të ndryshme, përfaqësi të shteteve anëtare dhe zëra të shoqërisë civile u bënë bashkë për të festuar identitetin e përbashkët evropian dhe për të ritheksuar aspiratat e shoqërisë shqiptare për integrimin në familjen e madhe të BE.
Në ditën e sotme vendet e Bashkimit Evropian dhe Shqipëria promovojnë elementet përbashkues të identitetit tonë të përbashkët evropian.
Bashkimi Evropian është mundësi, liri, progres, rrjet, zhvillim.
Ekspert Ligjor
Qëllimi i Konsulencës
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) po zbatojnë projektin ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’. Si pjesë e aktiviteteve të këtij projekti, po kërkojmë për një Ekspert Ligjor në cështjet e përafrimit të legjislacionit Evropian i cili do bëjë një analizë të kuadrit legjislativ në lidhje me Bashkimin Evropian i cili do integrohet në studimin ‘’Aplikimi i ligjeve aktuale në mbrojtjen e të drejtave të njeriut – krahasimi me standartet e BE”.
Backgroundi i Projektit
Qëllimi i projektit ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’ është që të mbrojë vlerat e demokracisë dhe të drejtave të njeriut duke rritur njohuritë mbi impaktin që ka procesi i integrimit Evropian në shoqërinë Shqiptare. Tre shtyllat e kësaj ndërhyrje janë të përqëndruara në a) rritjen e ndërgjegjësimit public dhe të kuptuarit në mes grupeve të margjinalizuara mbi integrimin në EU, b) fuqizimi i OSHC në përmirësimin e të drejtave të grupeve të ndryshme, c) nxitja e debatit mbi integrimin në BE: kostot, sfidat dhe benefitet.
Në kuadër të këtij projekti do zhvillohet një studim, i cili do japë një pasqyrë të qartë mbi nivelin e respektimit të të drejtave të njeriut, njohjen e proceseve të integrimit Evropian dhe zbatueshmërinë e ligjeve aktuale.
Detyrat e Ekspertit Ligjorë
Ø Të bëjë një analizë të detajuar të procesit të përafrimit të legjislacionit Evropian dhe të kuadrit ligjorë që rregullon këtë proces.
Aftësitë dhe Njohuritë
Ø Njohuri shumë të mira në të drejtat e njeriut dhe aplikueshmërinë e tyre.
Ø Eksperiencë të mëparshme dhe njohuri shumë të mira të respektimit të të drejtave të njeriut tek grupet e marxhinalizuara.
Ø Njohuri shumë të mirat të kuadrit ligjorë dhe politik mbi integrimin Evropian.
Koha e kryerjes së detyrës: korrik 2019 – nëntor 2019.
Dorëzimi i aplikimeve
Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: (i) leter interesi; (ii) CV.
Aplikimi duhet të dorëzohet me postë tek adresa Rr. Naim Frashëri, 71, brenda datës 27 maj.
Përzgjedhja e fituesit do bëhet bazuar në sa aplikimi ju përgjigjet termave të referencës.
Në kuadër të iniciativës ‘’Mbështetja e shoqërisë civile për zbatimin e aktiviteteve të ngritjes së kapaciteteve për të rritur mbështetjen e shoqërisë civile në zhvillimin e politikave të dialogut dhe rritjen e ndërgjegjësimit në proceset e integrimit Evropian’’ i financuar nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe i zbatuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Qendra Streha në bashkëpunim me ‘’Të Bashkuar Pro Kauzës LGBT (PRO LGBT) – ‘’Unë Zgjedh Bashkimin Evropian’’.
Pro-LGBT and The LGBT Alliance, two of the country’s leading advocacy organizations for the LGBT + cause, announce the publication of the annual report on the situation of rights of the LGBTI community in Albania and the online media hate speech report .
Both reports come as a result of months of work led by our organizations and present the troubling situation that community individuals are forced to face in their daily lives.
In recent years there has unfortunately been a stagnation and somewhat deterioration in the respect of the rights of the LGBT + community in our country.
The report presents data on all cases of discrimination, violence, lack of institutional support and denial of services to LGBT + individuals.
The findings of the aforementioned reports lie at the heart of this year’s Pride Parade, where the emphasis is on the concept of community self-acceptance and social acceptance, as an added value to society and as citizens with equal rights to the rest of the population.
To read the full report in English, please click here.
Për faj të ngacmimeve dhe paragjykimeve e kam pasur shumë të vështirë të pranoj seksualitetin tim. Në shkollë të mesme ushtrohej shumë bullizëm dhe unë nuk doja të isha si djemtë që i tallte e gjithë shkolla. Pasi mbarova gjimnazin, hyra në universitet dhe ndërkohë që shoqëria ime fliste për eksperiencat romantike, për lidhjet dhe seksin, unë thjesht i injoroja dhe i mbushja mendjen vetes se çdo gjë ishte normale dhe për mua.
Momenti kur e pranova se isha gej, ishte gjatë një udhëtimi jashtë, ku pash se sa e thjeshtë ishte për ata si unë të jetonin lirshëm. Pash një çift gej të puthej në sheshin qendror të qytetit dhe shumë flamuj LGBT. Asnjë nuk e kthente kokën t`i shihte veç meje, asnjë nuk reagonte keq.
Kur u ktheva në Shqipëri çdo gjë ndryshoi. Fillova të bëja psikologun e vetes dhe fola me miqtë e mi më të mirë. Shumë prej tyre e dinin dhe më thanë që thjesht prisnin mua tua thoja. Më kanë mbështetur shumë. Pasi kalova dhe eksperiencat e para romantike, kuptova që dashuria është shumë e bukur për t`u mohuar.
Kur fillova të pranoja veten dhe të shikoja gjërat me pozitivitet, pash se si edhe shoqëria filloi të me shtohej dita ditës. Kisha më shumë vetëbesim, isha më i qetë për t`u marrë me shkollën dhe angazhimet profesionale.
Pavarësisht disa thyerjeve të vogla të zemrës, të isha vetvetja dhe të jetoja me ‘veten time më të mirë’ është dhurata më e bukur që i kam bërë vetes. Dashuroni dhe rrethohuni me dashuri!
Zyrtarë të Bashkimit Evropian janë shprehur se ekonomia e Eurozonës do ta rimarrë veten në vitin 2020, pas ngadalësimit të sivjetshëm, po ashtu papunësia pritet të ulet më tej.
Sipas Komisionit Evropian, rritja ekonomike e sivjetshme do të jetë 1.2 për qind më e ulët se ajo prej 1.9 për qind e vitit të kaluar, por shifra parashikohet të arrijë në 1.5 për qind vitin tjetër.
Papunësia në 19 vendet e Eurozonës do të bjerë në 7.3 për qind në vitin 2020 nga 7.7 për qind që parashikohet të jetë në vitin 2019.
Komisionari i BE-së për Çështjet Ekonomiko-Financiare, Pierre Moscovici u shpreh se gjendja fiskale e Italisë mund të përkeqësohet më tej vitin e ardhshëm me një deficit 3.5 për qind apo mbi kufirin prej 3 për qind të BE-së.
“Ekonomia e çdo shteti anëtar do të vazhdojë të rritet sivjet dhe vitin tjetër, pavarësisht se me një ritëm të ngadaltë. Në Itali, rritja e dobët ekonomike do ta çojë nivelin e deficitit deri në 2.5 për qind këtë vit. Bazuar në hamendësimin që politikat nuk do të ndryshojnë, deficiti do të zë 3.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto së vendit në vitin 2020”, tha Moscovici.
Komisioni Evropian ka ulur gjithashtu parashikimin për rritjen e ekonomisë gjermane nga 1.1 për qind në 0.5 për qind.
Ndërsa, Banka Qendrore Evropiane parashikon që inflacioni në Eurozonë do të jetë 1.2 për qind në vitin 2019 dhe 1.5 për qind në vitin 2020. Ky institucion ka njoftuar planet për dhënien e një raundi të ri të kredive me interes të ulët bankave komerciale, për të nxitur zhvillimin ekonomik.
Është e vërtetë që preferojmë të rrijmë akoma të fshehur, ama jo nga dëshira dhe vullneti jonë, por për shkak të të tjerëve, për shkak të shoqërisë e më shumë për shkak të familjes. Dhe unë dua të bertas për atë që jam, për atë që dua, pa vrarë mendjen e pa menduar opinonin e familjes. Kam vite që bëj jetë të dyfishtë. Kam vite që jetoj dhe ndiej për femrat, gjininë më të pafajshme në rruzullin tokësor. Nuk është dhe nuk ndjehesh aspak mirë, kur natën e kalon me personin që do dhe në mëngjes të të duhet të nisësh rutinën e përditshme të vajzës së shtëpisë, ku duhet të jetosh me rregullat e familjes.
Një herë ta plotësova dëshirën or bab` dhe u martova. Shkela veten, hoqa dorë nga dashuria e pastër ku isha vetvetja dhe të plotësova dëshirën ty. Jo se ti ishe në dijeni se vajza jote ishte lesbike, por sepse doje të më shikoje të stabilizuar, a thua se unë nuk isha. Nejse mor bab`, sikur Zoti nga lart pa se s’po mundja dot të jetoja atë jetë që nuk ishte për mua e ajo martesë false përfundoi. Prisja reagim të egër nga ty, ama jo. Ti dole në krahun tim dhe nuk më le te dera. Ai ishte djalë i mirë dhe unë këtë nuk e mohoj, ama jo më i mirë se ndjenja që kisha unë për atë që ishte bota për mua. Sot ështe e kotë ta kujtoj sepse rrugët tona janë ndarë e ajo ka jetën e vet. Faji ishte i imi që zgjodha burrin në vend të saj.
Jetojeni jetën, shijojeni ashtu siç e ndjeni dhe edhe në fshehtësi qofshi mos bëni gabimin tim, duke mos jetuar atë që doni e duke pranuar të ndani shtratin me dikë që nuk e ndjeni. Të falenderoj ty Zot, që ma shkurtove serinë e filmit me metrazh të shkurtër. Ty të jam borxh o bab`, se ta shtova stresin e mentalitetit e ti nuk më hodhe në rrugë. Nëse nesër merr vesh që vajza jote bën jetë tjetër, të lutem shumë të më kuptosh e të më pranosh ashtu siç ti e ndjen.
Të dua, ju dua dhe do t`ju dua shumë, pavarësisht se si do shkojnë gjërat. Jeta është njësoj si ylberi me ngjyra dhe ka uljet e zbritjet e veta, si batica dhe zbatica. Do ishte shumë mirë që të tjerët t`i mbanin pyetjet në mendjen e tyre dhe të mos shqetësoheshin se kë dashurojmë.
Nëse ty nuk të kanë shkelur në kallo, të lutem mos i shkel as ti të tjerët. Jeta është e shkurtër dhe nga sot unë do ta jetoj atë ashtu si dua. R..M..D
Ditën e sotme, u zhvillua konferenca në lidhje me prezantimin e raportit vjetor kundër diskriminimit të komunitetit LGBT+ në Shqipëri. Morën pjesë jo vetëm organizatat të cilat punojnë në përditshmëri me çështje të komunitetit LGBT+, por edhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile të cilën bashkëpunojnë me profesionalizëm që anëtarë të komunitetit të kenë akses në shërbime publike dhe të trajtohen barazisht në shoqëri. Përfaqësues nga Aleanca LGBT, Streha dhe PRO LGBT, prezantuan gjetjet e raportit vjetor kundër diskriminimit të komunitetit LGBT+.
Xheni Karaj në emër të Aleancës Kundër Diskriminimit LGBT+, përmendi mjaft raste flagrante të diskriminimit dhe problematikave nga më të ndryshme, me të cilat përballen anëtarë të këtij komuniteti në Shqipëri. “Ajo që vihet re bazuar në shifrat e frekuentuesve të qendrës, është niveli i lartë i braktisjes së shkollës nga të rinj të komunitetit LGBTI. Bullizmi, tallja dhe dhuna në shkollë duket se janë arsyet kryesore që i detyrojnë ata të braktisin shkollën. Prej 734 persona të komunitetit që frekuentojnë qendrën e Aleancës Kundër Diskriminimit; të atyre që marrin shërbimin te platforma SOS, si dhe atyre që cilët janë treguar të gatshëm t’i përgjigjen pyetësorit online rezulton se: 3% prej tyre nuk kanë kryer shkollë; 6% prej tyre kanë përfunduar arsimin 9 – vjeçar; 41% prej tyre kanë përfunduar ose janë duke kryer arsimin e mesëm; 46 % prej tyre kanë përfunduar ose janë duke kryer arsimin e lartë, si dhe 4% prej tyre kanë përfunduar ose janë duke kryer arsimin pasuniversitar ”, nenvizoi me kujdes Xheni, teksa i referohej të dhënave nga raporti vjetor. Gjithashtu, ajo shtoi se përgjatë vitit 2018 është dokumentuar, se nga 3 raste të denoncimit të dhunës në polici, asnjë prej tyre nuk është marrë parasysh, çka tregon se vullneti i Policisë së Shtetit për të mbrojtur komunitetin LGBT+ në Shqipëri, lë ende për të dëshiruar, duke apeluar kështu për më shumë vëmendje dhe kujdes nga ky institucion.
Sakaq, pas prezantimit të saj, u çel sesioni i pyetjeve dhe komenteve për të pranishmit, ku më tej e mori fjalën dhe shefi i krimeve Vlorë, i cili u shpreh ndër të tjera: “A mund ta di sesi i identifikoni me shifra të sakta raportimet dhe nga i njihni ‘421’ persona të cilët janë ankuar për shërbimin…” , duke vazhduar të sqaronte se ai, si një person që e njeh mirë procedurën ligjore do të preferonte të bëheshin këto sqarime për të mos krijuar konfuzion apo “shpërndarje në lëndë”, siç preferoi ta quante ai vetë.
Xheni shpjegoi, se qindra anëtarë të komunitetit adresoheshin pranë Aleancës për ndihmë, pasi jo vetëm droja dhe frika i bënin që të mos shkonin në polici, por edhe mos trajtimi adekuat i tyre në ndjekje të denoncimeve të dhunës dhe kanosjeve me jetë vetëm për shkak të identitetit të tyre seksual. Për ta përforcuar përgjigjen e saj, fjalën e mori përfaqësuesja e zyrës së komisionerit kundër diskriminimit, Adriana Hala, e cila në emër të institucionit që përfaqësonte, deklaroi se edhe sipas vëzhgimeve të komisionerit kundër diskriminimit evidentohej se “në disa raste, në polici nuk regjistrohen as rastet e dhunës dhe as kanosjet, si të tilla ato as nuk merren në konsideratë si vepra penale”. Kësisoj Adriana, theksoi rëndësinë e policisë si institucion kyç në adresimin e çështjes së sigurisë së jetës. Më tej, fjalën e mori një tjetër përfaqësues nga Vlora, duke thënë se “duhet të diferencohet ankesa nga vepra penale”, për t’i shtuar kështu një ton edhe më të rëndë replikës.
Sakaq, debati u mënjanua me disa ndërhyrje të përfaqësuesve të huaj, të cilët ndodhen me “mision” në policinë e shtetit për të trajnuar stafet e punës, në lidhje me çështje të komunitetit LGBT+ dhe jo vetëm, duke i dhënë rëndësi menaxhimit dhe tejkalimit të sfidave bashkarisht, të të gjitha institucioneve, me qëllim fundor përmirësimin e jetës të atyre që kërkojnë ndihmë pranë tyre. Megjithatë, ky takim vijoi axhendën e tij me prezantimin e raportit me Strehën, ku Elvis Popaj përfaqësues i saj, u bazua në shërbimet e ofruara dhe sfidat e hasura gjatë vitit 2018, duke u ndalur si te burimet njerëzore ashtu dhe frekuentuesit e kësaj qendre rezidenciale.
Emiljano Kaziaj, më tej paraqiti në mënrë të detajuar monitorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë vitit 2018 në median e shkruar. Ndër të tjera ai u sigurua të ndalej në faktin se “47% e e të gjithë artikujve të publikuar në median online, përmbajnë gjuhë të urrejtjes”. Gjithashtu, me rëndësi të veçantë, Emiljano përmendi se “gratë përbëjnë grupin më të madh të prekur nga gjuha e urrejtjes dhe diskriminimit njëkohëshisht në 35% të artikujve”, përfundoi ai.
Po ashtu, Kristina Voko nga rrjeti i gazetarëve BIRN në Shqipëri, u shpreh se krimi i urrejtjes nuk duhet të jetë vetëm rrethanë rënduese por vepër penale në legjislacionin shqiptar, “jemi në një moment të mirrë për ta sjellë këtë ndryshim, teksa tanimë është duke ndodhur rishikimi i Kodit Penal”, tha ajo.
Mes diskutimesh të tjera dhe sugjerimesh nga përfaqësues të organizatave nga qytete të ndryshme, për të rritur ndërgjegjësimin, por edhe për të përfocuar rrethet e tyre të bashkëpunimit në të ardhmen, konferenca shkoi drejt fundit. Me nota pozitive, u përgëzuan organizatorët për punën e bërë duke uruar suksese në Tirana Pride në 18 maj 2019.
This year, the Pride Parade will start from the Rinia Park and will continue along the Deshmoret e Kombit Boulevard, following the Ibrahim Rugova Street and returning to the Pride Park where other activities will continue.
This year, we celebrate the diversity and pride of being selfless and unconditional lovers, but at the same time we are protesting, because Albania is neither a better place nor a fair one with all its citizens. The LGBTI + community in Albania reported 421 cases of physical and psychological violence only in 2018. A study on access to justice institutions, reveals that more than 53% of LGBTI respondents report violence and discrimination and this figure goes up to 84% for cases of LGBTI + youth who have been exposed in the family or other similar situations.
The LGBTI+ youth are 10 times more at risk of dropping out of school because of bullying. LGBTI+ minors, even when they find the courage not to abandon school, are molested and exposed to violence every day and school administrations do nothing to protect them.
In other cases, children who drop out of school because of bullying become targeted and potential victims of trafficking as the state fails to protect them flagrantly. Only 1% of LGBTI+ in Albania have the opportunity to be open with their families. But many who make this step, are expelled from home and continue to be threatened by family members even after being expelled from home.
The only option for these teenagers is STREHA, which is the only and unique residential service where LGBTI+ youth can seek help. All the cases that last year have been reported to the Police and the Commissioner for Protection from Discrimination not only were not taken seriously, but have remained unanswered even to this day.
In 2018, members of the LGBT community faced discrimination in receiving health care. 16 Transgender and gay individuals received compulsory service only after they were accompanied by staff members and activists from the Alliance and Streha.
Those in employment are reported to be insulted and raped by colleagues and supervisors. 39 such cases have been denounced only last year. Institutional discrimination is becoming more problematic day by day, marginalizing and further complicating everyday lives of LGBT+ individuals. In the wake of the decision to start negotiations with the European Union, we recall the legal obligation that Albania has as a candidate country for the protection of human rights and human dignity. Laws remain in print but do not apply.
Our struggle for justice shows that the LGBTI community does not even victimize, as they refuse to become victims. This struggle for justice is in itself a force of action and awareness. So we dare and will continue to dare, even for those who cannot join us.
#MarshojmeEdhePerTy
Duke luftuar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut brenda shteteve të BE-së dhe duke dënuar njëkohësisht trajtimet abuzive në shtetet jashtë hapësirës evropiane, Parlamenti Evropian ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë gjithë këtyre viteve si mbrojtës i të drejtave të njeriut.
Parlamenti shpeshherë ka treguar vizion dhe kurajo që u ka munguar institucioneve të tjera qendrore të BE apo strukturave të vendeve anëtare:
Këto janë vetëm tre nga shembujt e shumtë që mund të marrim mbi rolin që PE ka brenda dhe jashtë kufijve të BE-së, si institucion që garanton respektimin e të drejtave bazike të njeriut dhe përshtatjen e politikave të brendshme dhe të jashtme të BE-së ndaj parimeve të përbashkëta demokratike. Në të njëjtën kohë, Parlamenti është një politikbërës, që merr pjesë në vendimmarrjen e barabartë mes shteteve anëtare dhe ndihmon në bashkërendimin e politikave që janë shumë të rëndësishme për qytetarët, duke filluar nga cilësia dhe pastërtia e ajrit, siguria ushqimore apo kushtet e sigurisë fizike në vendet e punës dhe deri te mbrojtja nga diskriminimi, ruajtja e privatësisë, mbrojtja e sipërmarrjes dhe tregëtisë.
Zgjedhjet e 26 Majit do të përcaktojnë nëse vlerat themelore të BE mbi dinjitetin njerëzor, demokracinë, zbatimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, do të vijojnë të jenë kryefjala e veprimtarisë së Bashkimit Evropian.
Kur mendoni për zgjedhjet e Bashkimit Evropian, mendoni për të drejtat e njeriut. / k.j
Burimi: Human Rights Watch
Në 18 Maj 2019, në Tirana Pride, le të marshojmë për dashurinë, për njëri-tjetrin dhe për të drejtën e panegociueshme për ta jetuar jetën të lirë dhe pa paragjykime. Merr me vete një buzëqeshje dhe shoqen/shokun e zemrës. #MarshojmeEdhePerTy
Takohemi në Parkun Rinia në orën 12.00.
Ditën e sotme nis zyrtarisht java e Evropës, një javë e tërë e mbushur me aktivitetet që synojnë të përcjellin vlerat evropiane në shoqërinë tonë dhe përfitimet e bashkëpunimit të ngushtë që ekziston midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Nën motton “Fuqia e rinisë”, fokusi kryesor i aktiviteteve të planifikuara për Javën e Evropës do të jenë pikërisht të rinjtë, me fuqinë dhe kapacitetin e tyre për të sjellë ndryshim.
Për të shënuar nisjen zyrtare të aktiviteteve, ditën e djeshme ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca, mori pjesë në inaugurimin e ambjenteve të reja të Shtëpisë së Evropës në Tiranë, në rrugën Papa Gjon Pali, si një vend ku do të promovohet dhe më tej bashkëpunimi kulturor midis Shqipërisë dhe BE.
Ditët në vazhdim do të jenë të mbushura me aktivitete në të gjithë qytetet e vendit. Për më shumë konsultoni kalendarin e aktiviteteve.
https://www.facebook.com/eu.delegation.albania/videos/2388100501417831/?v=2388100501417831
Programi prej 40 milionë eurosh për zhvillimin e turizmit do të ndihmojë në promovimin e burimeve natyrore, trashëgimisë sociale dhe kulturore, me një efekt shumëfishues të rëndësishëm në ekonomi. Programi, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), u prezantua sot në Tiranë. Programi synon të rrisë kontributin e turizmit cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën e rajoneve shqiptare, duke rritur cilësinë dhe qëndrueshmërinë e ofertës turistike në katër zona (Berat, Korçë, Fier dhe Shkodër).
Turizmi është një burim thelbësor i të ardhurave dhe i krijimit të vendeve të punës në shumë ekonomi dhe ka efekte pozitive në një shumëllojshmëri të gjerë të industrive dhe shërbimeve.
Me këtë kontribut prej 40 milionë eurosh për zhvillimin e turizmit, BE-ja do të ndihmojë në promovimin e burimeve natyrore, trashëgimisë sociale dhe kulturore, me një efekt shumëfishues të rëndësishëm në ekonomi.
BERZH-i do të menaxhojë Programin dhe po planifikon një strukturë plotësuese për hua sovrane për Shqipërinë deri në 60 milionë euro për të bashkëfinancuar përkrah granteve të BE-së investimet e identifikuara në kuadër të Programit në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.
“Jam krenar që BE-ja po investon 40 milionë euro, në bashkëpunim të shkëlqyer me BERZH-in, për të nxitur rigjenerimin dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri. Zhvillimi turistik është sigurisht një mjet për të rritur përvojën e vizitorëve dhe cilësinë e jetës së komuniteteve pritëse. Por, nëse planifikohet keq ose zhvillohet me tepri, mund të shkatërrojnë pikërisht ato cilësi që e bëjnë Shqipërinë unike. Kjo është sfida e sotme: të ndihmojmë ndërtimin e një sektori turistik që forcon strukturën shoqërore dhe zhvillimin ekonomik, duke i dhënë vlerë bukurive natyrore dhe aseteve kulturore të këtij vendi të bukur”, tha ambasadori i BE-së Soreca.
Veprimtaria mblodhi së bashku politikanë, kryebashkiakët e Beratit, Fierit, Korçës dhe Shkodrës, dy shoqata të bashkive, përfaqësuesit e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, Ministrisë së Kulturës dhe Institutit të Monumenteve, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Ministrisë së Brendshme, përfaqësues të shoqatave të turizmit dhe operatorë turistikë, organizata të shoqërisë civile, biznese, dhe donatorë./ATSh
Brunei anullon dënimin me vdekje për individët LGBT pas presionit dhe reagimit ndërkombëtar.
Sulltani Hassanal Bolkiah, vendosi të dielën një moratorium mbi dënimin me vdekje. Ligjet e ashpra të kodit të ri penal u ndoqën nga protesta globale, duke bërë thirrje për bojkot të bizneseve të sulltanit dhe turizmit në shtetin e vogël të Azisë Juglindore.
Dënimi me vdekje është ende ekzistent në kodin penal për disa krime, por sërish në Brunei nuk janë kryer ekzekutime kapitale që nga viti 1957.
Në Kodin e ri penal të frymëzuar nga ligji islamik i sheriatit, marrëdhëniet homoseksuale konsiderohen si krim kapital që dënohet me dënim me vdekje. Pas hyrjes në fuqi të ligjeve të reja në muajin e shkuar, u raportua një rritje e numrit të azilkërkuesve nga Brunei, të cilët ishin arratisur nga vendi i tyre për tu shpëtuar ligjeve të ashpra.
Ndërkohë kompania kryesore e transportit në Londër njoftoi ditën e djeshme se reklamat turistike apo billbordet e shteteve si Brunei, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Pakistani e të tjera vende që kanë probleme në respektimin e plotë të drejtave të njeriut, nuk do të lejohen të afishohen në asnjë nga mjetet e transportit publik.
Të shumtë ishin dhe qytetarët në vende të ndryshme të botës, që u organizuan në protesta jashtë kompanive shumëkombëshe që operojnë në Brunei si gjigandi i naftës Shell, duke kërkuar largimin e tyre nga vende ku të drejtat e njeriut nuk respektohen as në letër. /k.j
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.