Me datën 20 korrik në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, do të mbajë për herë të parë një koncert këngëtari me famë botërore Ricky Martin.
Këtë e ka zbuluar vetë Riki Martin përmes rrjeteve sociale.
Ricky Martin 51 vjeç është një ndër këngëtarët më të famshëm në botë i cili ka deklaruar publikisht që është gej, ndërsa jeton bashkë me partnerin e tij dhe fëmijët!
Ai në 2010, u dha fund spekulimeve shumëvjeçare për seksualitetin e tij duke u vetëdeklaruar “një burrë gej me fat”.
Martin, i cili më parë deri në 2010 kishte shmangur pyetjet rreth orientimit të tij seksual, doli në faqen e tij të internetit, duke thënë se lindja e dy djemve të tij dhe shkrimi i kujtimeve e kishin çuar në vendimin e tij për të deklaruar japur seksualitetin.
Këngëtari i lindur në Puerto Riko, i cila ka shitur më shumë se 70 milionë albume në mbarë botën, tha aso kohe: “Të vazhdoja të jetoja siç kam jetuar deri më sot, do të ishte të zvogëloje në mënyrë indirekte shkëlqimin që kishin fëmijët e mi kur lindën.”/ HistoriaIme