10 vjet pas lojrave olimpike në Greqi, ambientet sportive të ndërtuara enkas për evenimentin mbeten të pashfrytëzuara. Vlera e përllogaritur shkon rreth 8.7 milion euro.
Për më shumë: http://www.bbc.com/sport/0/olympics/28693970
10 vjet pas lojrave olimpike në Greqi, ambientet sportive të ndërtuara enkas për evenimentin mbeten të pashfrytëzuara. Vlera e përllogaritur shkon rreth 8.7 milion euro.
Për më shumë: http://www.bbc.com/sport/0/olympics/28693970
TIRANE- Në zemrën e sheshit “Nënë Tereza” nuk do të jetë më shatërvani i amortizuar. Ai është shembur këtë të shtunë dhe do të rivitalizohet duke krijuar shatërvanë të vegjël pa basene, për t’i hapur “rrugë” Meshës së Shenjtë që do të mbahet nga Papa Françesku në ditën Botërore të Paqes. Sheshi “Nënë Tereza” do të marr një pamje tjetër për të pritur Papa Franceskun, i cili do të vizitojë Shqipërinë më 21 Shtator. Nuk do të jenë më as kioskat, lokalet e ndërtimet që ndodhen në të dy krahët e Universitetit Politeknik.
Ministria e Kulturës ka zbardhur pikat kryesore të ndërhyrjes së qeverisë për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri më 21 Shtator. Ministrja, Mirela Kumbaro, ka pohuar se ristrukturimi i sheshit “Nënë Tereza”, kthimi i Pallatit të Kongreseve në vend, akreditimi për gazetarët e huaj dhe ndërhyrja në Muzeun Historik Kombëtar, janë tri pikat bazë ku po kushtohet vëmendje.
“Ne po punojmë si në planin e ndërhyrjeve fizike në tria pika qendrore të qytetit të Tiranës: sheshin “Nënë Tereza” ku është parashikuar në protokollin e Vatikanit Mesha e Shenjtë; në Pallatin e Kongreseve po bëhen ndërhyrje të rëndësishme, do të kthehet ne një qendër të madhe mediatike, ku parashikohen të vijnë 1000 gazetarë të huaj nga vende të ndryshme të botës dhe nga kanalet më të rëndësishme televizive; Muzeu Historik Kombëtar po ristrukturohet dhe po restaurohet për zhvillimin e një pjese të mirë të kalendarit kulturor që do të shoqërojë vizitën e Papës.
Shkreli: pronarët me dokumente të rregullta do të dëmshpërblen
Punimet për rindërtimin e Sheshit “Nënë Tereza” kanë nisur këtë fundjavë, pas lëvrimit të fondit prej 3.3 milionë dollarë nga Bashkia e Tiranës dhe është lënë afati maksimal deri më 10 Shtator për përfundimin e të gjithë restaurimit. Ekzekutimi dhe mbikëqyrja e të gjitha punimeve do të kryhet nga Ministria e Kulturës. Qeveria ka përcaktuar edhe një fond për të dëmshpërblyer pronaret e kioskave e lokaleve që shemben, sipas këshilltarit të kryeministrit, Artan Shkreli.
Sheshi do të kthehet në identitet, që sipas Shkrelit “nënkupton heqjen e të gjithë lokaleve përreth zonës, duke filluar me largimin e “Kolonave”, apo dhe prishja e disa bareve që ndodhen në pjesën e djathtë në Korpusit. Shkreli thekson se “pronarët që janë me dokumentacion të rregullt do të dëmshpërblehen sipas ligjeve, madje Këshilli Ministrave ka alokuar edhe fondin. Projekti për rehabilitimin e sheshit Nënë Tereza u hartua nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe u miratua në datën 15 Korrik 2014 nga KKR. Ndërkaq, Komisioni shtetëror i ngritur organizimin e punës dhe aktiviteteve për vizitën e Papa Françeskut në Shqipëri, që drejtohet nga ministrja M. Kumbaro, ia ngarkoi Bashkisë së Tiranës ekzekutimin e projektit për ndërhyrje rehabilituese në sheshin “Nënë Tereza”.
Çfarë nuk do të jetë më në sheshin “Nënë Tereza”
Do të çlirohet sheshi nga kioskat dhe lokalet që ndodhen në të dy krahët e Universitetit Politeknik. Fast Food “Kolonat”, i vendosur midis Rektoratit dhe Institutit të Arkeologjisë, do të hiqet përkohësisht.
Do të restaurohen shkallaret e Universitetit të Arteve dhe atij Politeknik që rrethojnë sheshin dhe trotuaret. Do të restaurohen fasadat e Universitetit Politeknik (Korpusit), Akademisë së Arteve, Qendrës së Studimeve Albanologjike, Rektoratit dhe Pallatit të Kongreseve. Do të mbillen pemë dekorative të larta, do të krijohen zona të gjelbra dhe do të ndryshohet ndriçimi.
Papa Francesku u shpall “Qytetar Nderi” i Tiranës
Papa Françesku, zgjodhi të çelë vizitën e parë në Europë, pikërisht me Shqipërinë si simbol të harmonisë fetare, ndërsa me 23 Korrik me votat unanime të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës u shpall “Qytetar Nderi”. “Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri është një ngjarje globale, tha ministrja e Kulturës Kumbaro, e cila e nxjerr Shqipërinë nga fshati i vogël dhe e vë atë në hartën botërore të ngjarjeve të mëdha”. Ndërkohë ministrja Kumbaro është duke ndjekur hap pas hapi të gjitha fazat për organizimin e vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri në ditën e paqes botërore më 21 shtator.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) – See more at: http://www.shqiptarja.com/kulture/2730/ja-si-do-te-transformohet-sheshi-nene-tereza-232346.html#sthash.sUHE5euG.dpuf
FIER – I quajtur ndryshe “qilimi i Apolonisë”, ky mozaik i shekullit III të e.s për shumë vjet është mbajtur në oborrin e brendshëm të Muzeut Kombëtar.
10 vjet pas lojrave olimpike në Greqi, ambientet sportive të ndërtuara enkas për evenimentin mbeten të pashfrytëzuara. Vlera e përllogaritur shkon rreth 8.7 milion euro.
E keni dëgjuar këto ditë Genc Pollon të dalë nëpër televizione dhe të flasë për reformën e qeverisë së re në arsimin e lartë?
Ishte ai që si ministër u hapi rrugën fabrikave të diplomave.
Pas mbytjes së vogëlushes 8-vjeçare nga Kosova në në plazhin e Shëngjinit, policia ka dërguar për procedim penal dy mjeke.
Policia ka konfirmuar zyrtarisht se aktori Robin Williams ka vrarë veten duke u varur në dhomën e tij të gjumit. Kjo ndodhi teksa bashkëshortja e tij Susan Schneider po flinte në një dhomë tjetër. Në mëngjes ajo është larguar duke menduar se Robin ishte ende duke fjetur. Por rreth mesditës, sipas raportit të policisë, ka qenë një prej asistentëve të tij personal i cili e ka gjetur të vdekur në dhomë.
Një grup prej 38 klandestinësh nga Eritrea dhe Siria, të kapur në Vlorë, kanë risjellë në vëmendje shqetësimin për virusin vdekjeprurës Ebola shkruan gazeta TemA.
Foto Ternava/Gazeta Express
Sipas kërkesës së prokurorit special Blerim Isufaj, një kopje të të cilës e posedon gazeta “Zëri”, pothuajse të gjithë të dyshuarit akuzohen për vepra të ngjashme penale e të cilat janë:
Nje grup xhirimi i CNN brenda nje helikopteri te forcave irakiane ka mundur te filmoje momentet dramatike te nje aksioni per shpetimin e rreth 20 banoreve te bllokuar ne malin Sinjar (disa dhjetera mijera banore te minoritetit yazidi strehohen atje ne kushte ferri teksa kane braktisur shtepite nga frika e ISIS).
Nje nder skenat me te bukura!
Aktori i njohur Robin Williams ka nderruar jete te henen njofton Reuters.
Në zgjedhjet e djeshme për president Erdogan fitoi brenda Turqisë bindshëm që në raundin e parë pa qenë e nevojshme që të kalonte në balotazh.
Punonjëset e ardhshme të arsimit në shtetin e Sao Paulo-s janë të detyruara t’i nënshtrohen një diagnostikimi PAP-testi për të provuar nëse ato janë jo të prekura nga ndonjë sëmundje kancerogjene ose të paraqesin certifikatën e një mjeku të verifikuar se nuk janë seksualisht aktive.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.