Klahed Sharrouf, një xhihadist Australian ka shokuar botën pasi publikoi foton e djalit të tij të mitur teksa mbante në dorë kokën e prerë të një ushtari sirian.
Klahed Sharrouf, një xhihadist Australian ka shokuar botën pasi publikoi foton e djalit të tij të mitur teksa mbante në dorë kokën e prerë të një ushtari sirian.
Foto nga AP
Polica e Kosovës ka arrestuar 40 kosovarë të dyshuar si pjestarë të grupeve terroriste Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe krahut zyrtar të Al-Kaedas në Siri, “Xhabhatu Al-Nusra”.
(Photo credit Repubblica.it)
Ministri për të drejtat e njeriut në Irak bëri të ditur se ISIS ka vrarë të paktën 500 vetë nga minoriteti Yazidi. Shumë prej tyre, sipas tij gra e fëmijë, janë varrosur të gjallë në varret masive.
Një krim i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur nëna ka vrarë me thikë në gjumë fëmijën e saj 4 vjeç dhe më pas ka tentuar edhe t’i japë fund jetës duke prerë fytin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Godolesh të Elbasanit (ne foto shtepia ku ndodhi krimi makaber).
Qendra për Çështje të Informimit Publik ka reaguar pas shkrimit të publikuar në Shqiptajra.com, se Dhori Kule mban dy poste, atë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë dhe si politikan.
Nje shkrim nga “The Economist”, botuar ne shqip nga gazeta Shqip
“Këtu është e vështirë të bësh punën e tutorit”, ankohet “Three 6 Mafia”, një grup repi. Një studim i ri nga Urban Institute, një qendër kërkimore, e vë në dyshim këtë argument.
Përgatiti K. Pinderi
Ajo që po ndodh në Irak është përshkruar nga Presidenti Obama si një përpjekje për të kryer genocid sidomos ndaj pakicave fetare. Minoritetet më vulnerabël janë ato të krishtera (që duken në foton e pare teksa janë strehuar në Irbil, kryeqyteti i Kurdistanit në veri të Irakut) dhe një grup i quajtur Yazidi që besojnë në një fe të ndryshme nga islami por të ndryshme dhe nga krishtërimi.
Foto nga Erjon Tela
Në këto foto duket një familje mjelmash që mbahet e burgosur në një prej lokaleve luksoze në rrugën e Elbasanit.
Mbështetësit LGBTI të partisë në pushtet në Turqi AKP (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) kanë qenë në qendër të vëmendjes pasi morën pjesë në fushatën presidenciale të kryeministrit Erdogan në Stamboll të dielën. E themeluar pas zgjedhjeve lokale të mbajtura në mars të 2014, grupi i quajtur AK LGBTI vjen si një e papritur për shumë njerëz pasi ata janë në favor të një partie që nuk ka bërë asnjë hap të vetëm për të drejtat e LGBTI gjatë 12 viteve të tyre në pushtet.
Dy avionë amerikanë F/A-18 kanë bombarduar disa mjete të blinduara të ekstremistëve islamikë të ISIS në veri të Irakut, njofton agjencia e lajmeve Reuters.
Presidenti amerikan Barack Obama tha se ka miratuar përdorimin e kufizuar të fuqisë ajrore për të mbrojtur personelin amerikan, nëse militantët e ISIS do të përparojnë drejt kryeqytetit kurd, Arbil në të cilin SHBA ka konsullatën. Gjithashtu, ai shtoi se do të ketë veprime ushtarake edhe nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar forcat irakene, të cilat po luftojnë për të mbrojtur civilët e bllokuar në male, pas përparimit të rebelëve.
Por Obama këmbënguli se nuk do të dërgojë trupa ushtarake në terren, duke thënë se nuk kishte ndërmend që SHBA-ja të ‘zvarritej’ sërish në Irak.
Nga Erion Brace
Ka patur dy qendrime sot për çështjen e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë
Njëri i një grupi që proteston. Ai kërkon me një peticion që deputetët të shkarkojnë guvernatorin Fullani.
Sali Berisha kundërshtoi me egërsi gjatë ditës së sotme mbylljen e disa universiteteve private dhe filialeve të publikut.
(Klikoni mbi foto për të dëgjuar podcastin)
Ligji shqiptar për ndërprerjen e shtatëzanisë lejon abortin deri në javën e 12 të tij, por ky hark kohor është pjesërisht i mjaftueshëm për përcaktimin e seksit të një fëmije. Kjo është arsyeja që shumë prej prindërve zgjedhin klinikat private për të kryer abortin pas një periudhe 12 javore. Dëgjoni këtë podcast nga Marinela Gremi.
Nga Marinela GREMI (Foto ilustruese)
Referuar studimit të fundit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë, në vendin tonë lindin 112 meshkuj për 100 femra. Ndërkohë që normalja është 102-106 meshkuj për 100 femra në lindje.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.