Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Tëitter, se të dhënat e ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë, janë shumë inkurajuese.
Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Tëitter, se të dhënat e ekonomisë e përgjithësisht të qeverisjes në 300 ditë, janë shumë inkurajuese.
MUSTAFA NANO
Për burrneshat tona ka kohë që shkruhet. E prapëseprapë, ato përbëjnë një dukuri që ndjell interes e vëmendje. Të huajt që vijnë për të vizituar Shqipërinë, sidomos ata që vijnë për herë të parë, kanë në mendje qysh pa u nisur planin, apo mundësinë, për të zhbiriluar në botën tepër ekzotike të burrneshave. Dukuri tjetër ekzotike, ose thënë ndryshe dukuri e qëmotshme që i ka mbijetuar modernitetit, apo që e sfidon këtë të fundit, është Kanuni. Dhe brenda Kanunit është zakoni i gjakmarrjes.
Krim i trefishtë brenda familjes. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pezë-Helmes në Tiranë. Televizioni “News 24” raporton se Ferit Kolgjini ka vrarë vëllain e tij Ramadan Kolgjini, bashkëshorten e më pas ka vrarë edhe veten.
Drejtues të pushtetit vendor të Ersekës, deputetë dhe ambasadori gjerman Helmut Hoffman kanë zhvilluar homazhe në nderim të 107 martirëve të vrarë në “Masakrën e Borovës”, me rastin e 71-vjetorit të vdekjes së tyre.
Pas paralajmërimeve nëpër rrjetet sociale për mbështetje për rastin “Monstra” kanë rinisur protestat në Shkup, Gostivar, Tetovë dhe Strugë. Nëpër rrjete sociale po postohen fotografi me qytetarë të grupuar me pankarta në duar ndërsa mediat online si “tetovasot” apo “zhurnal” raportojnë se protestuesit kundërshtojnë dënimin me burgim të përjetshëm të 6 shqiptarëve për rastin “Monstra”.
Video performance e realizuar nga grupi i artisteve HAVEIT në bashkëpunim me Dardan Zhegrova dhe montazh nga Alban Nuhiu, vjen si reflektim i asaj se çfarë ofrohet në mediat Kosovare, duke paraqitur kështu diskursin diskriminues gjinor i cili në video përdoret si narativë për pjesën vizuale.
Performanca është e konceptuar në vetëm dy fjalë — Palidhje dhe i/e plast, fjalë këto që janë marrë nga zhargoni i rrugës si përgjigje për atë që shërbehet vazhdimisht. Nga intervistat me këngëtare, emisionet televizive dhe kampanjat sensibilizuese, reflektohet për pozitën e gruas dhe për paragjykimin e vazhdueshëm që lejohet të bëhet shumë lehtësisht dhe publikisht.
Në 26 shkolla të ciklit parauniversitar këtë shtator do të pilotohen tekset e reja të cilat do të jenë më të thjeshtë dhe më pak të ngarkuar. Gert Jonaqi, drejori i IZHA-s, shpjegon: “Elementi kompetencë do të bëjë që nxënësit të veprojnë në mënyrë më logjike dhe të interpretojnë situatat, të fitojnë aftësi të reja. Risi është edhe konceptimi i kurrikulës së re. Mësuesit e një fushe do të punojnë në grup në hartimin e planeve mësimore të tyre.
Gert Jonaqi tha se këtë vit shkollor do t’i jepet një hapësirë më e madhe edukimit fizik dhe lëndëve që lidhen me artin: “Do të kemi 3 orë sport në javë dhe nuk do të konceptohet si një lëndë e vetme, por bashkohet me shëndetin. Mësuesit duhet të transmetojnë edhe mesazhe se si një fëmijë duhet rritur shëndetshëm. Gjithashtu, do të futen lëndë si teatër dhe art pamor.”
Një pjesë e madhe e mësuesve të ciklit parauniversitar janë të një niveli mesatar ndaj trajnimi i tyre është mjaft i rëndësishëm. Përmirësimi i teksteve mësimore të cilat gjatë viteve të fundit kanë rezultuar të mbingarkuar me përsëritje dhe jo rrallë të përkthyer keq është një nga sfidat e reformës së arsimit parauniversitar. Kualifikimi dhe përzgjedhja e mësuesve cilësorë është sfida e dytë dhe më e rëndësishme.
/ Top Channel
Marrë nga Top-Channel.tv
Rreth 2,2% e popullsisë në zonat urbane të vendit, gjatë vitit 2012 jetojnë në varfëri ektreme, në pamundësi për të përmbushur nevojat bazë ushqimore. Studimi më i fundit i Qendrës shqiptare për Kërkime Ekonomike ka treguar se 29% e punësimit të përgjithshëm është informale, dhe Shqipëria ka ende pagat minimale më të ultat në Europë.
Preket sërish çështja e ndarjes së detit me shtetin fqinj Greqi. Këtë herë lajmet vijnë nga Greqia. Gjatë një konference për shtyp të zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme Greke, Konstantinos Koutras, gazetarët e kanë pyetur lidhur me këtë çështje bazuar në artikujt e publikuar në shtypin shqiptar. Pyetja konsistonte në vërtetësinë e çështjes se shteti grek po kërkon naftë dhe gaz natyror për shfrytëzim brenda kufijve ujorë shqiptarë.
“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin” ka qenë përgjigjja e zëdhënësit Konstantinos Koutras. Zëdhënësi Kutras siguroi se është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë.
“Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit,” tha Kutras. Deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme është në një linjë më atë të vetë ministrit të Jashtëm, Evangelos Venizelos 3 ditë më parë mbi këtë çështje.
S.S
Marrë nga ResPublica.al
CNN shkruan se shpërthimi i virusit të ebolas në muajin mars, në Afrikën Perëndimore, po rezulton si më vdekjeprurësi i ndodhur ndonjëherë. Sipas Organizatës Boëtërore të Shëndetësisë për të përballuar situatën nevojitet një ndërhyrje urgjente.
Ethet e qeverisë së re në Kosovë duket se po nxisin deklarata që ngjajnë si shumë optimiste. Kështu kreu i AAK-së, kandidat për kryeministër nga koalicioni opozitar, ka deklaruar se “qeveria e tij do të heqë vizat deri në fund të vitit”.
Raporti i prodhuar nga Shoqata e Prindërve të Tiranës, një OJQ vendëse, thotë se Drejtoria Arsimore Rajonale (DAR), nisi një fushatë ‘intensive’ për të zëvendësuar drejtorët nëpër shkollat e Tiranës përgjatë muajve shkurt dhe mars, duke i detyruar ata të japin dorëheqjen nën kërcënime.
Ministria Integrimit Evropian të Kosovës ka shpenzuar gjatë vtit 2013 rreth 400 mijë euro për biletat e udhëtimeve jashtë vendi. Lajmi i publikuar në gazetën “Express’, i referohet raportit të Auditorit të Përgjithshëm, ku saktësohet se buxheti i parashikuar për këto shpenzime gjatë vitit 2013, ishte 75 mijë e 600 euro.
Bashkia e Tiranës ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Mirëqenies Sociale Erion Veliaj për transportin urban të invalidëbe. Në reagimin e bashkisë së Tiranës theksohet se ky është një akt i turpshëm i qeverisë. Sipas bashkisë së Tiranës Qeveria duhet të marrë masa dhe të zbatojë ligjin që vetë miratoi në Kuvend.
“Dënimi me vdekje nuk ka vend në shekullin e 21. Së bashku ne mund t’i japim fund kësaj praktike mizore në të gjithë botën”, kështu ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, i cili i bëri thirrje të gjitha vendeve të shfuqizojnë këtë formë dënimi. Ban Ki-moon foli gjatë një takimi të mbajtur në selinë e OKB-së dhe i organizuar posaçërisht për dënimin me vdekje.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.