Ditën e djeshme, tre familje rome në qytetin e Elbasanit kanë marrë një letër nga Inspektoriati Urbanistik i Elbasanit që njofton se brenda pesë ditëve duhet të lirojnë banesën pasi në atë hapësirë do të zgjerohet stadiumi.
Ditën e djeshme, tre familje rome në qytetin e Elbasanit kanë marrë një letër nga Inspektoriati Urbanistik i Elbasanit që njofton se brenda pesë ditëve duhet të lirojnë banesën pasi në atë hapësirë do të zgjerohet stadiumi.
Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mund të kandidojë për president në zgjedhjet që do zhvillohen pas rreth gjashtë javësh.
Nën dyshimet se është përpjekur të sigurojë informacione përmes rryshfetit e shpërblimit, ish-presidenti francez Nicolas Sarkozi është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje në lidhje me një rast përgjimesh. Vendimi për ta shoqëruar ish-kreun e shtetit në Nanterrë, në afërsi të Parisit, është një hap i papreçedent kundrejt një ish-presidenti. Avokati i Sarkozisë u mor në pyetje të hënën nën dyshimin se është përpjekur të sigurojë informacione mbi një hetim që po bëhej ndaj klientit të tij. Hetuesit po përpiqen të zbulojnë nëse Sarkozi, president nga viti 2007 në 2012, i kishte premtuar një rol prestigjioz në Monako një gjyqtari të nivelit të lartë në këmbim të informacioneve. Gilbert Azibert, një nga gjyqtarët më të vjetër në Gjykatën e Apelit, u thirr gjithashtu për t’u marrë në pyetje ditën e hënë.
a.k
Marrë nga RePublica.al
Politika shqiptare e cila nuk ia doli të bashkohej në festimet e së shtunës për marrjen e statusit të vendit kandidat, u detyrua të bëhet bashkë në Kuvend, e më pas në Presidencë, ku Presidenti Nishani mblodhi krerët e shtetit në ceremoninë e nderimit të Presidentit të KE-së, Jose Manuel Barroso, me dekoratën e “Flamurit kombëtar”. Të pranishëm në këtë ceremoni të organizuar nga Presidenti Nishani ishin Kryeministri Edi Rama; Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta; kreu i PD-së Lulzim Basha; ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati; ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha; kryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit dhe ish-ministre e Integrimit, Majlinda Bregu, si dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Barroso mori pjesë pasdite në një ceremoni të organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve nga kryeministri Rama, një ekspozitë në nder të Presidentit të KE-së. “Pata mudësinë të mësoja më shumë për artin e Shqipërisë dhe bëra një tur në GKA. Pashë që artistët më të mirë kanë qenë ata që dolën kundër regjimit komunist. Pata mundësinë të shihja disa punime teknikisht shumë të arrira” deklaroi pas vizitës.
Shifra e rritjes së eksporteve shqiptare për periudhën prill-maj, siç publikon Instat, nga 8-11 përqind krahasuar me të njëjtët muaj të vitit të kaluar, ka bindur FMN-në. Bordi ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfundoi sot rishikimin e parë të ecurisë ekonomike të Shqipërisë, nën një program afatgjatë të mbështetur nga ky organizëm.
BURREL- 25 bashki në vend pritet të lançojnë sistemin e monitorimit online të rasteve të dhunës në familje. Ky fakt është bërë me dije nga vetë Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj.
“Dekorata” e statusit të vendit kandidat është një gjë, dhe hapja e negociatave të anëtarësimit është gjë krejt tjetër. Shtetet që kanë llogari të pambyllura do të kenë kërkesat e tyre, dhe këtë nënkuptoi edhe Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Evangelos Venizelos. Ai pranoi dje se hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian lidhet me çështjen e kufijve detare mes vendit tonë dhe Greqisë.
Vete te rinj te komunitetit rom kane realizuar kete video me “Qendren Media Aktive”.
ProLGBT organized its first summer school on Multimedia and online activism in a small town at the south Albania, just at the seaside in front of Corfu. Tens of young people, student of journalism, young engaged volunteers from NGOs, members from the Roma Community and from LGBT community, both from Albania and Kosovo participated in this first summer school supported by Civil Rights Defenders.
Të gjithë nxënësit e një shkolle mbeten ne provimin e maturës shtetërore. Duket e habitshme por është e vërtete! Rasti ekstrem ka ndodhur ne një shkolle private te Durrësit qe si për ironi mban emrin: “Talenti”. Numri dy i Ministrisë se Arsimit tregon se te 284 maturantet e kësaj shkolle, disa te ditës dhe pjesa tjetër me korrespodence nuk kane arritur te kalojnë ne provimin e Matematikes.
Mijëra njerëz nuk përfillën shiun e rrëmbyeshëm dhe u nisën rrugëve të londrës për të festuar festivalin e Pride-it të 2014 ditën e shtunë.Parada e Pride-it të Londrës nisi në orën 1pm nga Baker Street në Londrën qëndrore dhe vazhdoi kështu në Oxford Street, Piccadilly Circus, Pall Mall dhe Trafalgar Square përpara se të drejtohej në Whitehall.
Festivali i Pride-it të këtij viti, u mbush me flamuj ngjyrë ylberi, simbol të krenarisë LGBTQ, të rreshtuar rrugëve të Londrës. Skenën qëndrore të paradës Londineze e zyri fituesja e Eurovision Song Contest 2014, Conchita ëurst, e cila duhej të performonte në orën 5:40pm në Trafalgar Square
Për më shumë klikoni këtu: http://www.independent.co.uk/news/uk/home-news/pride-in-london-parade-sees-thousands-defy-rain-to-celebrate-the-lbgtq-community-9570235.html
Marrë nga Independent.co.uk
Një barkë ku ngjeshen me qindra refugjatë nga brigjet e Afrikës Veriore dhe një tragjedi e garantuar. Një tjetër ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në brigjet siçiliane, ku 30 emigrantë kanë humbur jetën në një anije që u shpëtua gjatë natës nga Marina Ushtarake. Mësohet se viktimat kanë humbur jetën e tyre për shkak të asfiksisë. Ndërkaq, policia italiane ka transportuar anijen në portin e Pozzallos ku edhe po kryhet zhvendosja e trupave të pajetë.
Sipas mediave italiane, në bordin e anijes ndodheshin gjithashtu gra shtatzëna dhe fëmijë, të cilët fatmirësisht kanë arritur të shpëtohen. Sipas të dhënave të fundit, anija ishte ngarkuar me më shumë se 600 emigrantë dhe kur arriti në Grecale, për rreth 30 emigrantët nuk mund të bëhej më asgjë. Të vendosur në një pjesë të ngushtë të varkës, ka shumë të ngjarë që ata të kenë vdekur nga mungesa e ajrit.
a.k
Marrë nga ResPublica.al
Presidenti i Komisionit Europian Hoze Manuel Barroso ka mbërritur në Tiranë rreth orës 9.05 dhe ka nisur një takim me kryeministrin Edi Rama. Gjatë kësaj vizite Barroso do të vizitojë edhe Gjykatën e Krimeve të Rënda, e ndërtuar me fondet e Bashkimit Europian. Në orën 12:00, Barroso do të takojë Presidentin e Republikës Bujar Nishani.
Aleanca LGBT, Pro LGBT dhe Ambasada PINK ishin përfituesit e cmimit “Act Now” që Ambasada e Shteteve të Bashkuara jep cdo muaj në Shqipëri.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.