Një “elasticitet” të pazakontë për shkak të presionit ndërkombëtar, ka treguar një gjykatë sudaneze që ka urdhëruar lirimin e një gruaje 27 vjeçare e cila ishte dënuar me vdekje muajin e kaluar pas ndërrimit të fesë, nga ajo islame në të krishterë.
Një “elasticitet” të pazakontë për shkak të presionit ndërkombëtar, ka treguar një gjykatë sudaneze që ka urdhëruar lirimin e një gruaje 27 vjeçare e cila ishte dënuar me vdekje muajin e kaluar pas ndërrimit të fesë, nga ajo islame në të krishterë.
Nga çfarë u pa në fushën e lojës, duket se Spanja bëri ndeshjen e fundit me Australinë, atë që duhet ta kishte bërë që në fillim: Formacioni spanjoll me Vijën, Matën, Torresin etj në fushë, mposhti bindshëm “kangurët” 3-0, në një ndeshje që vlen vetëm për prestigj.
Pasi dëgjuam lajme të bollshme mbi sasinë e stërmadhe të drogës dhe fidanëve të marijuanës të kapur në Lazarat gjatë operacionit policor tetëditor, na ka dalë një problem. Paratë e drogës, të cilat, sipas njoftimeve të policisë mbi sasinë e kapur, duhet të arrijnë në qindramilionë euro, nuk po duken gjëkundi. Madje, së fundmi, policia e shtetit raportoi se ka gjetur “rreth 27 milionë lekë të vjetra”, duke shënuar një nga ato rastet e shëmtuara të përdorimit të “lekëve të vjetra” për t’i bërë lekët të duken më shumë. Këto lekët e vjetra, janë të barazvlefshme me 20 kg marijuanë.
Nga Kristi Pinderi
Format më agresive dhe më të papranueshme të nacionalizmit ekstrem post-modern në Shqipëri janë të gjitha ato që përmblidhen shkurt në pseudo akuzat e pabaza që i bëhen sot Kryepeshkopit Anastas të Shqipërisë.
Foto nga Eugert Aliaj
Nga Aurora Mehmetaj
Përpara se të aplikoja për shkollën verore organizuar nga Portali “Historia ime”, kam parë disa faqe në facebook (si rrjeti më i përdorshëm social), në të cilat është komentuar nga shoqëria tmerrësisht negativisht lëvizja e LGBT-së me kërcënime, ofendime, etj. Është për të ardhur keq që situata në Shqipëri vazhdon të jetë e një mentaliteti kaq të ulët. E indinjuar për mentalitetin e vendit tim, vendosa të isha në mbështetje të tyre duke u bërë pjesë e shkollës verore.
Vetëm gjatë katër viteve të fundit vendet e rajonit kanë mbyllur 800 mijë vende pune. Bazuar mbi këtë të dhëne çdo vit 200 mijë familje kanë ndjerë krizën ekonomike që përfshiu Evropën. Për t’i dhëne një frymëmarrje ekonomisë, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal ka hartuar strategjinë për 7 vendet e rajonit deri në vitin 2020.
Vendosja e reklamave, logove apo shkrimeve nëpër ura, mbikalime apo nënkalime do të jetë një veprim i dënueshëm.Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës Edmond Haxhinasto paralajmëroi se do të dhjetëfishohen gjobat e do të ndërhyhet që të mos ketë reklama në rrugët nacionale.
Ales Bialiatski, prirës i mbrojtësve për të drejtat e njeriut në Bjellorusi dhe kreu i organizatës për të drejtat e njeriut Viasna,u burgos në vitin 2011 nën akuza të sajuara. 21 Qershor- pas 1052 ditësh pas hekurave- ai u lirua dhe mund te bashkohej me familjen, miqtë dhe kolegët.
Që para se të niste Festivali i Filmit të Human Rights Watch, ne dt 12 Qershor, Huffington Post nxjerr 10 prej filmave të cilët ja vlen të ndiqen prej mbrojtësve të të drejtave të njeriut. Festivali ka nisur prej më shumë se dy dekadash si një seri filmash të shfaqur në një kinema të vogël të New Yorkut, por që atëherë është zhvilluar duke pasur më shume se 100 mijë shikues prej 20 qyteteve në botë.
Sipas Human Rights Watch, komiteti i programacionit të festivalit do të shfaqë më shumë se 500 filma dhe video që do të përbëjnë programin përfundimtar. Këtë vit, ngjarja do të presë 20 dokumentare dhe 2 filma fiction, duke përfshire edhe 16 filma prej grave.
Për të parë artikullin e plotë dhe filmat e përzgjedhur prej HuffingtonPost kilkoni këtu: http://www.huffingtonpost.com/2014/05/31/human-rights-watch-film-festival_n_5413640.html
Dhjetë qytetarë dhe 13 policë të plagosur është bilanci i protestës së mbajtur të dielën në pjesën jugore të Mitrovicës, para urës mbi lumin Ibër. Qindra protestues nga qytete të ndryshme të Kosovës ishin mbledhur në orën 15, për të mbajtur një protestë paqësore në kundërshtim të vendosjes së barrikadës së re nga serbët e veriut, mbi urën që ndan qytetin e Mitrovicës.
Jeta jonë nuk është e lidhur vetëm me një cështje. Ne nuk jetojmë në një botë që merret vetëm me një cështje.
Deputetja katolike znj. Mesila Doda ka zhvilluar një takim me përfaqësueset e zyrës për gruan në komunitetin mysliman.
Shpresa Mezini
Shqipëria ka bërë përmirësime në fushën e trafikimit të njerëzve, pasi është ngjitur në renditjen e “Grupit 2”, duke dalë nga “Lista e Vëzhgimit”. Kjo deklarohet nga DASH në raportin e publikuar dje, por Shqipëria konsiderohet burim trafiku për burrat, gratë dhe fëmijët, që shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe për punë të detyruar brenda vendit, në rajon, por edhe përtej tij. Femra të grupmoshave të ndryshme, mashtrohen nga grupe kriminale, që i premtojnë se do t’i punësojnë jashtë shtetit, ndërsa me të mbërritur në destinacion i trafikojnë seksualisht, për përfitime personale. Faktet skandaloze zbardhen në raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit, për trafikun njerëzor për vitin 2013. E megjithatë, në të nuk përjashtohen meritat e qeverisë “Rama”, me ardhjen në pushtet në shtator të 2013-s, mbi përpjekjet për të parandaluar trafikimin; trajnimin e gjykatësve, prokurorëve, oficerëve të policisë; mbi hetimin, ndjekjen penale të trafikantëve, si dhe për identifikimin dhe hetimin dhe mbrojtjen e viktimave. “Gjatë vitit të kaluar, qeveria e Shqipërisë rriti përpjekjet ligjzbatuese kundër trafikimit, përmirësoi legjislacionin për kundërvajtjet penale, si dhe ndëshkoi si duhet të dënuarit. Qeveria trajnoi 57 gjykatës, prokurorë dhe oficerë policie mbi hetimin dhe ndjekjen penale të trafikantëve, si dhe identifikoi, hetoi dhe mbrojti viktimat. Qeveria rriti numrin e policëve gjyqësorë dhe prokurorëve të posaçëm të caktuar për çështje trafikimi nga tre në shtatë gjatë periudhës së raportimit. Në tetor 2013, pak pas marrjes së detyrës, qeveria emëroi një koordinatore të re kombëtare antitrafikim. Për herë të parë, caktoi edhe një buxhet të veçantë për zyrën e koordinatores kombëtare antitrafikim me vlerë afërsisht 50 000 dollarë”, thuhet në raportin e DASH-it, për ato që konsideron arritje të qeverisë “Rama”. Por, sipas tij, pavarësisht këtyre përpjekjeve, të dhënat që regjistrohen në Shqipëri, për sa u takon personave të trafikuar për qëllime seksuale apo që bëjnë punë të detyruar mbetet problematik.
“Femrat dhe fëmijët shqiptarë i nënshtrohen në radhë të parë trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual brenda Shqipërisë dhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe Mbretërinë e Bashkuar. Grupe kriminale rekrutojnë me anë të mashtrimit femra me oferta për punësim, si kameriere, banakiere, kërcimtare apo këngëtare në vendet fqinje, specifikisht në Kosovë, Greqi e Maqedoni dhe i nënshtrojnë ato ndaj trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual. Viktima nga Filipinet dhe Shqipëria iu nënshtruan punës së detyruar në Shqipëri”, thuhet në raportin e DASH-it. Ndërkohë, sipas tij, ka një problem në rritje me fëmijët shqiptarë, kryesisht të etnisë rome, që i nënshtrohen lypjes së detyruar dhe forma të tjera pune në Greqi, Kosovë dhe brenda Shqipërisë, pa përjashtuar një numër të caktuar vajzash, që i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual apo pune të detyruar pas martesave me ujdi. Në raport theksohet se qeveria shqiptare nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, pavarësisht se është duke bërë përpjekje domethënëse për ta bërë këtë, sepse pavarësisht se rriti numrin e viktimave të identifikuara, një numër i vogël autorësh trafikimi u ndoqën penalisht dhe u dënuan. DASH thotë gjithashtu se viktimat merrnin shërbime të pamjaftueshme të shëndetit mendor në strehën e administruar nga shteti dhe se personeli i kujdesit shëndetësor kishte nevojë për trajnim. Nisur nga kjo logjikë, ai i rekomandon qeverisë shqiptare: “të hetojë dhe ndjekë penalisht kundërvajtjet e trafikimit; të dënojë dhe ndëshkojë autorët e kundërvajtjeve; të sigurojë që viktimat të kenë akses te ndihmat; të ofrojë financim për OJQ-të për strehët dhe shërbimet e ndihmës për viktimat, nëpërmjet Fondit të Posaçëm për Parandalimin e Krimeve; të trajnojë prokurorë dhe gjykatës mbi amendamentet ligjore të fundit lidhur me trafikimin; të trajnojë personelin mjekësor të strehëve që administrohen nga shteti mbi mbështetjen me viktimën në qendër; të trajnojë më tej policinë dhe zyrtarë në nivel vendor për të rritur numrin e viktimave të identifikuara dhe të ndihmuara; të vazhdojë të trajnojë inspektorët e punës dhe të tjerë zyrtarë mbi identifikimin e viktimave”.
Marrë nga Gazeta Shqip: http://gazeta-shqip.com/lajme/2014/06/21/dash-femijet-shqiptare-viktima-seksi-ne-europe/
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.