Tifozet e Hollandes apo fotomontazh?
Tifozet e Hollandes apo fotomontazh?
Parlamenti i Maqedonisë ka miratuar të enjten koalicion e ri qeverisës të drejtuar nga kryeministri Nikolla Gruevski, i cili fitoi bindshëm në zgjedhjet e parakoshme të muajit prill. Për qeverinë e re votuan pro 77 deputetë nga 123 që ka parlamenti i Maqedonisë, ndërsa 6 të tjerë votuan kundër. Në këtë seancë nuk ishin të pranishme partitë e opozitës, të cilat pretendojnë se zgjedhjet e muajit prill ishin jokorrekte.
Mund ta kuptosh nga postimet në rrjetet sociale se lazaratasit e shohin këtë si një betejë me komunistët, të cilët sipas tyre kanë ardhur sërish në pushtet.Edhe vetë Gate Mahmutaj, personazhi më i përfolur këto ditë, ka deklaruar se do dorëzohet se komunistët nuk bëjnë shaka, por të vrasin.
“Victor Hugo ishte idiot dhe i çmendur”. Ky pohim vjen nga një tjetër penë e madhe e letërsisë franceze, Charles Baudelaire. Pohimi ka dalë në dritë nga disa letra të këtij të fundit që janë shkruar në vitin 1860 dhe pritet të botohen në New York.
http://kultplus.com/?id=5&l=3454
http://www.theguardian.com/books/2014/jun/18/baudelaire-victor-hugo-idiot-letter
s.z
Marrë nga ResPublica.al
Me ndihmën e Europol, forcat e policisë franceze kanë arrestuar dhjetë persona, që dyshohet se trafikonin shqiptarë për në Britaninë e Madhe. Në një njoftim të Europol thuhet se të arrestuarve iu janë sekuestruar armë zjarri, celularë dhe një sasi kokaine. Shqiptarët, pasi mbërrinin në Francë, vendoseshin në hotele pranë bregut. Më pas, me anë të jahteve, ata dërgoheshin për në Britani.
Nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, themeluesi i faqes së internetit ‘Wikileaks’, Julian Assange është shprehur i shqetësuar për sigurinë e familjes së tij. Assange ka thënë se persona të paspecifikuar kishin kërcënuar fëmijë si edhe nënën e tij, gjithashtu ai është shprehur i shqetësuar pasi në këto 4 vite nuk ka mundur të shoh pjesëtarët e familjes.
“Në kohën kur Shqipëria, e lodhur pas komunizmit, ka nevojë për të marrë veten, qindra mijëra fëmijëve shqiptarë u pështyhet mu në sy, mjeti kryesor me anë të të cilit ata zbulojnë botën, dijet, të vërtetën. Pas spekulimit me fjalën “standard”, fjalë që nuk është shqiptuar asnjëherë prej Kongresit të Drejtshkrimit, për gjuhën e sotme shqipe përdoren cilësimet: bunker, burg, prangosëse trush, torturuese fëmijësh, shtypëse dialektesh etj., etj. Ju mund të pyesni, a ka ndonjë shkas për këtë ose së paku, a ka ndonjë vjegë (pretekst)?
Policia e Tiranës arrestoi sonte në mbrëmje Florenc Hoxhën, kreu i Policisë Bashkiake të Tiranës. Arrestimi mësohet se ka ndodhur nën akuzat për shpërdorim detyre pas disa denoncimeve të qytetarëve për ndërtime pa leje.
Ne 17: 51 minuta të ditës së sotme (e enjte 19 qershor), përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit deklaron se është prezente në të gjithë komunën e Lazaratit, mbikëqyr, por dhe ofron rend e siguri për banorët e fshatit.
Duke falenderuar për mbështetjen, policia i bën apel banorëve “të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet proceduriale të policisë, duke garantuar një veprim profesional, ligjor dhe në përputhje me standardet dhe me respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut”.
Gjatë paradites së sotme është ushtruar kontroll në territoret e një numri të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin, ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë gjetur e asgjesuar mbi 287 kg marijuanë, si dhe sasi armatimi e municioni.
Forcat e policisë ndërkohë kanë marrë nën kontroll zonën në të cilën qëllohej me mitraloz të rëndë gjatë këtyre ditëve, çka ishte një problem për përparimin e policisë.
Ne 17: 51 minuta të ditës së sotme (e enjte 19 qershor), përmes një njoftimi për shtyp, Policia e Shtetit deklaron se është prezente në të gjithë komunën e Lazaratit, mbikëqyr, por dhe ofron rend e siguri për banorët e fshatit.
Duke falenderuar për mbështetjen, policia i bën apel banorëve “të qëndrojnë në banesat e tyre dhe të asistojnë veprimet proceduriale të policisë, duke garantuar një veprim profesional, ligjor dhe në përputhje me standardet dhe me respektin e plotë të lirive dhe të drejtave të njeriut”.
Gjatë paradites së sotme është ushtruar kontroll në territoret e një numri të konsiderueshëm banesash dhe ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin, ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.
Në kuadër të këtyre kontrolleve janë gjetur e asgjesuar mbi 287 kg marijuanë, si dhe sasi armatimi e municioni.
Forcat e policisë ndërkohë kanë marrë nën kontroll zonën në të cilën qëllohej me mitraloz të rëndë gjatë këtyre ditëve, çka ishte një problem për përparimin e policisë.
Shkenca thotë se seksi më shumë ndihmon, sesa pengon, paraqitjen e një sportisti. Por, disa trajner të çuditshëm nuk pajtohen me këtë gjë.
Ka qenë potika ime të mos ndërhyja në Lazarat. Kështu i është përgjigjur ish-kryeministri Berisha pyetjes së gazetarëve se përse nuk ka ndërhyrë 8 vjet kur ishte në pushtet në fshatin e Lazaratit.
Madje, ish-kryeminsitri tha publikisht se i ka njohur bosët e Lazaratit. Këta bosë, që Berisha thotë se i njeh e gjithë Gjirokastra, sipas tij nuk ndodhen në listën e të kërkuarve që ka Ministria e Brendshme.
Përgjigja e Berishës erdhi pas interesit që A1 REPORT tregoi në lidhje me deklaratën e ish-kryeministrit se në listat e të kërkuarve të policisë nuk janë bosët e vërtetë të Lazaratit. I pyetur nëse ai vetë i njihte këta persona, Berisha iu përgjigjg hapur: PO!
“I di e gjithë Gjirokastra, i di e gjithë zona një mijë herë se unë, unë i di shumë mirë. Po pse s’u vunë në listë. Policia s’ka bërë fjalë për bosë, ka bërë fjalë për persona që kanë qëlluar kundër policisë”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.
VIDEO E A1 REPORT
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Hoxha, gjatë akuzave për Lazaratin, ka thënë se djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani, është duke qëlluar ndaj policisë.
Gjatë fjalës së tij në seancën e radhës plenare, ish-kryeministri Sali Berisha ofendoi partneren e ministrit Erjon Veliaj, gjë që detyroi kreun e Kuvendit, Ilir Metën, të ndërpriste seancën e më pas të mblidhte Byronë Parlamentare për të marrë vendimin e pezullimit të Berishës për 10 ditë nga veprimtaritë e Kuvendit.
“Duke u nisur nga fyerjet e papranueshme, me kërkesën e krerëve të grupit parlamentar të PS-së dhe LSI-së, mblodhëm Byronë e Kuvendit dhe vendosëm pezullimin 10-ditor nga punimet e Kuvendit të deputetit Sali Berisha”, tha Zoti Meta.
Për më shumë: http://top-channel.tv/artikull.php?id=280007
Princi i Kurorës, Felipe, u shpall Mbreti i ri i Spanjës gjatë një ceremonie në Parlament. Ai do të njihet tashmë si Mbreti i Spanjës, Felipe VI. Mbreti Felipe mori fillimisht brezin mbretëror nga i ati, Juan Carlos, në një ceremoni në Pallatin Zarzuela, pranë Madridit. Ai aderoi në Fron gjatë mesnatës, pasi Juan Carlos abdikoi formalisht gjatë së mërkurës. Korrespondentët thanë se ceremonitë u zhvilluan jo me shumë bujë, në një kohë kur shumë spanjollë vuajnë nga vështirësi ekonomike.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.