E njohur si personi më jetëgjatë në botë Misao Okwa do mbushë më 5 mars 116 vjeçe. E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë ajo shprehet se gjithë meritat janë të ushqimit të mirë dhe gjumit të bollshëm.
E njohur si personi më jetëgjatë në botë Misao Okwa do mbushë më 5 mars 116 vjeçe. E pyetur për sekretin e jetëgjatësisë ajo shprehet se gjithë meritat janë të ushqimit të mirë dhe gjumit të bollshëm.
Rezulton fals alarmi për bombë në Ambasadën Britanike. Një alarm për bombë në Ambasadën Britanike ka ngritur në këmbë policinë e kryeqytetit pak minuta më parë. Mësohet se një telefonatë e mbërritur në sallën operative ka sinjalizuar praninë e një bombe në ambientet e selisë diplomatike të Britanisë, e cila gjendet në zonën e njohur si blloku i ambasadave, në Rrugën e Kavajës.
Situata në Krime po bëhet gjithnjë e më kërcënuese: Ukraina përballë forcave ushtarake ruse në gadishull, i frikësohet një lufte me fqinjën e saj dhe i ka kërkuar ndihmë NATO-s. Aleanca ushtarake perëndimore mbajti të dielën (02.03.2014) një takim konsultimi. Ambasadorët e 28 shteteve anëtare të NATO-s diskutuan për situatën në Ukrainë dhe një “koordinim më të ngushtë”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Andres Fogh Rasmussen.
DURRES/ Katër djem të rinj janë plagosur me thika paraditen e sotme në Durrës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se rreth 20 të rinj janë përfshirë në një sherr masiv, duke përdorur edhe armë të ftohta.
Revista prestigjoze “The Economist” ka botuar një artikull në lidhje me përpjekjet e shumë vendeve për të organizuar paradat e tyre gej por vlerëson si “zgjedhje të mencur” faktin që vende të tjera përdorin kreativitetin.
“Çdo ditë Historia-Ime.com do sjellë muzikën më të fundit nga të gjitha zhanret, cilësuar nga revistat dhe kritika muzikore si prurjet më të mira”.
“Hapja e dosjeve të sigurimit është një domosdoshmëri sepse do të ndihmonte në kalimin e ngërçit politik dhe të ardhmen e vendit. Nëse flasim për dekomunistizim, një fjalë të cilën ne shqiptarët nuk ia kemi mësuar ende domethënien, atëherë le ta fillojmë këtë gjë nga katharsisi që i bëjmë vetes.” Kështu argumenton kryetarja e Grupit për të Drejtat e Njeriut, Elsa Ballauri, nismën e shoqërinë civile për hartimin e një projektligji për hapjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Për draftin kanë bashkëpunuar dhe figura të njohura shqiptare dhe ekspertë ndërkombëtarë. Projektligji i hartuar sipas ligjit gjerman të lustracionit ka parashikuar që verifikimi të bëhet për të gjithë ata që mbajnë poste dhe vende kyçe në politikë dhe institucione, nga Presidenti i Republikës, deri te drejtorët e drejtorive, gjyqtarët, prokurorë, etj. Ballauri deklaron se në politikë ka ende persona me dosje, Ajo shprehet me bindje se dosjet janë fshehur nga politika, madje edhe janë dëmtuar prej saj.
Shkruar nga Koloreto Cukali
Seks për 3 mijë lekë nga varfëria, pranga 3 grave nga Kamza, Lapraka e Tapiza. Ky është lajmi, dhe nuk ka nevojë të lexosh artikullin. Siç shihet, policia e shtetit po zbaton ligjin dhe po çrrënjos prostitucionin duke vënë nën pranga 3 gra të mjera që detyrohen të prostituojnë me 3000 lek. 3 mijë lek janë aq sa ç’harxhon një ministër naftë për një kafe në Durrës. Sikur ministri, ta zëmë, të mos e pinte kafen në Durrës por poshtë pallatit, do kishte mundësi ta largonte për një ditë një nga ato gra nga rruga. Por, shteti jonë kafen do ta pijë në Durrës sepse për prostitutat e mjera të periferive ka një zgjidhje më të lirë: prangat. Flas për “prostituta të mjera”, sepse në këtë vend ka dhe plot prostituta luksi.
Prostitucioni i luksit dhe ai i mjerimit
Tirana është vendi i prostitucionit luksoz – ushqim cilësor me bazë mishi – për të huajt, për burrat e pasur e të mëdhenj në moshë, për këdo që ka 100 deri në 400 Euro për të shpenzuar për një orë a një natë qejfi pa preokupime. Katalogu i femrave të luksit nis që 16 vjeç e lart, shumica gjimnaziste apo studente, që ditën janë shoqe të mira e të dashura të klasës e natën janë vetëm një telefonatë larg.
Kushdo që bën jetë nate në Tiranë ka dëgjuar me dhjetëra histori të tilla, di edhe baret ku mund të gjenden klientet. Konsierzhët e hoteleve (daç 2, daç më shumë yje) kanë numrat e telefonit të menaxherëve që mund të të sjellin dy yje në dhomë, yje prej mishi nën 20 vjeç.
Nuk besoj se shteti ka mbetur pa spiunë që të raportojnë për këto rrjete, apo që nuk mund të ngrejë struktura që t’i identifikojnë. Por, shtetit i bie më për mbarë ta lejojë këtë treg informal që të lulëzojë.
Nuk kam gjë kundër shkëmbimit të të mirave materiale: një vajzë jep diçka nga vetja, një burrë i shëmtuar e i vjetër jep diçka nga kuleta, e të dy palët mbeten të kënaqur, qoftë dhe përkohësisht. Do doja që ky shkëmbim të ishte i kontrolluar, e mundësisht të taksohej. Por, ajo që më shqetëson më shumë është kur dëgjoj që shteti na i vinka pranga prostitucionit, e ku gjithmonë viktimat janë gratë e varfra të periferive që nuk prostituojnë për të blerë rroba firmato, po për të ushqyer fëmijët.
Shteti-prostitutë
Këtë shtet, që arreston këto gra unë e padis. Ky është një shtet i padrejtë që godet vetëm të varfrat. Ky është një shtet diskriminues, sepse godet vetëm të mjerët e periferisë. Ky është një shtet-prostitutë, që nuk ka ndër mend të merret seriozisht me prostitutat e mjerimit. Nëse do donte shteti të çrrënjoste prostitucionin, do duhej një strategji që nuk më duket se e ka.
Dinjiteti i një prostitute suedeze
Suedia është një nga vendet më të suksesshme në luftën kundër prostitucionit. Ky vend e ka zgjidhur shumë thjesht: dënon vetëm klientët. Gratë e ushtrojnë për të fituar bukën e gojës (edhe kur bëhet fjalë për të paguar qeranë, por edhe për të blerë rroba firmato) ndaj ato nuk duhen prangosur. Klientët, ata që lëshohen në jetën e natës me ca qindra Euro në xhep, ose që kullosin në Tapizë, Kamzë e Laprakë me 3mijë lek në xhep, janë ata që e ushqejnë këtë plagë sociale dhe Suedia i dënon, madje, i prangos. Te ne jo vetëm që shpëtojnë pa asnjë problem, por vazhdojnë jetën normalisht, mbledhin 3mijë lek të tjera e dalin për gjah periferive. Fusin 700 euro në xhep e dalin klubeve të natës.
Do duhej të ishte lobim e prioritet që nga shoqatat e grave e deri tek gratë deputete, që prostitutave shqiptare të mjerimit t’u ofrohej pak dinjitet nën modelin suedez. Por, për sa kohë ngjarjet janë në periferi duket se nuk gudulisin askënd. Tapiza, Lapraka e Kamza janë vetëm nocione gjeografike ku shkohet 1 herë në 4 vjet për vota, dhe votat e prostitutave të periferisë nuk ngrenë peshë. Përndryshe, janë këto vende ku lulëzon tregu i zi i mishit të lirë janë thjesht ca tabela blu gjatë rrugës për të pirë një kafe në Durrës./gazetadita.al/
Skiatorja ruse, Maria Komissarova nuk do të jetë më në gjendje të ecë sërish. E dëmtuar gjatë një stërvitje përpara një gare në Sochi, Komissarova pësoi disa fraktura, më seriozja prej të cilave në shtyllën kurrizore.23-vjeçarja, e cila kishte nisur Olimpiadën me objektivin e fitimit të medaljes së artë, mbërriti në spital në gjendje kritike për jetën dhe u stabilizua pas një operacioni që zgjati tetë orë.
Kjo është protesta e parë që bëhet nga drejtuesit e këtyre automjeteve në Tiranë. Shumë drejtues të furgonave që vijnë nga Pogradeci, Korca, Erseka, Elbasani, Shkodra, Vlora, nuk janë lejuar të futen në Tiranë. Policia sqaron: Shoferet të protestojnë, por furgonat të parkohen në periferi të Tiranës. Protestuesve iu bashkohen deputetë të PD. Nderhyjne Forcat Speciale, tensione tek Rruga e Elbasanit dhe Zogu i Zi, protestuesit bllokuan rrugen. Policia nderhyn, perleshje me protestuesit tek Rruga e Elbasanit/Balkanweb.com/
Është shënuar në kryeqytet viktima e parë në vendin tonë nga virusi AH1N1 i cili njihet ndryshe edhe si “gripi i derrit”. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima është një grua 30-vjeçare e cila ka ndërruar jetë në spitalin e Sanatoriumit ku ishte shtruar për probleme me frymëmarrjen. Viktima e ‘gripit të derrave’ ishte 13 javëshe shtatzënë dhe ka ndërruar jetë në spital një ditë më parë.
Ligji ndalon diskriminimin ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve (LGBT). Komisioneri kundër diskriminimit, i qeverisë, ka regjistruar disa ankesa nga individë dhe organizatat LGBT. Komisioneri ka lëshuar urdhëresën për sanksione ndaj dy politikanëve të lartë, megjithatë , politikanët i kanë injoruar sanksionet. Zbatimi i ligjit ka qenë përgjithësisht i dobët.
Që ditën e parë të publikimit kenga “Shqiptar” e Gold AG u kritikua si një kengë që nxiste urrejtje dhe bëntë thirrje të hapur për dhunë. Pavarësisht ketij fakti televizionet tona muzikore vazhdojnë të trasmetojnë këtë këngë.
Nga Xhekson Cela
Në Tiranë, në zonën e Laprakës e veçanërisht në disa lagje të saj, shqetësues është fakti të cilin e kam parë disa herë e që lidhet me minoren të moshave të ndryshme përdorues të lëndëve narkotike tip Hashash.
Një situatë si në filmat horror shfaqet vazhdimisht në fshatin Mërtiraj të komunës Vllahinë në Vlorë. Për shkak të shkatërrimit të varrezës, skelete të vdekurish shfaqen papritmas buzë rruge duke shkaktuar një situatë jonormale.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.