Fëmijët e armiqve të regjimit, në një vend si Korea e Veriut ku ushqimi është i mangët për të gjithë janë vetëm disa gojë më shumë për t’u ushqyer.
Fëmijët e armiqve të regjimit, në një vend si Korea e Veriut ku ushqimi është i mangët për të gjithë janë vetëm disa gojë më shumë për t’u ushqyer.
“Çdo ditë Historia-Ime.com do sjellë muzikën më të fundit nga të gjitha zhanret, cilësuar nga revistat dhe kritika muzikore si prurjet më të mira”.
Zbardhen disa detaje të reja të projektit fitues të shëtitores në Vlorë. Projekti i studios belge XDGA, të përfaqësuar nga arkitekti Xaveer de Geyter, ka lënë mbresa të veçanta. Ridimensionimi i kësaj pjese të bregdetit, sipas një konceptimi modern, integrimi në të edhe i portit të qytetit, i shndërruar në një mjedis kryesisht në funksion të turizmit, ashtu siç është edhe pritshmëria e këtij objekti në muajt dhe vitet në vazhdim, do të krijojë një raport efektiv dhe një vizion zhvillimor për Vlorën, ashtu sikundër do të ofrojë edhe një pamje të re të ballinës së qytetit nga hapësira detare./albeu.com
Gazetat kanë zbardhur sot relacionin dhe projektligjin e proporzuar për dënimin e atyre qytetarëve shqiptarë që luftojnë jashtë vendit. Nisur nga numri jo i vogël i shqiptarëve që janë konfirmuar si pjesëmarrës në konfliktin e Sirisë, projektligji parashikon sanksione penale, por duke titulluar si veprimtari të paligjshme “pjesëmarrjen në një konflikt të armatosur që zhvillohet në territorin e një shteti të huaj si edhe dënimin me 5-10 vjet burgim kur kjo vepër penale kryhet me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues ose shkeljen e integritetit territorial të një shteti të huaj”.
Rastet e shtuara të gripit, kanë mbledhur Komitetin Ad-Hoc në Ministrinë e Shëndetësisë. Kështu raportohet për 19 raste të pacientëve të prekur me virusin H1N1, ose i njohur ndryshe si gripi i derrit. Kështu ka deklaruar sot Drejtori i Drejtorisë të Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja. Sipas tij, nga tetori janë evidentuar 124 raste me sindroma të rënda respiratore.
“Çdo ditë Historia-Ime.com do sjellë muzikën më të fundit nga të gjitha zhanret, cilësuar nga revistat dhe kritika muzikore si prurjet më të mira”
Një banor nga fshati Kallëm, duke kaluar mbi lumin Vjosa me një rryp me karrukull i cili varet mbi një kavo për të shkuar nga qyteti i Memaliajt në fshatin Kallëm. Në mungesë të një ure shumë banorë të fshatit Kallëm janë të detyruar ta kalojnë lumin me një kafaz metalik i cili varet mbi një kavo. Fëmijët dhe nxënësit e fshatit Kallëm e kalojnë lumin Vjosa çdo ditë në këtë mënyrë, ose me lundër për të shkuar në shkollë në qytetin e Memaliajt./gazetadita.al/Foto: LSA / GENT SHKULLAKU
Në Shqipëri është rikthyer edhe këtë sezon gripi vdekjeprurës H1N1 apo i njohur si ‘gripi i derrit’. Një pacient i shtruar prej tre ditësh tek Infektivi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është prekur nga ky virus, siç thonë burime nga ky spital. Sipas të njejtave burime spitalore bëhet me dije se 50-vjeçari në fjalë është i prekur edhe nga sëmundje të tjera, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë.
Një dokument tejet inkriminues ka rënë në duart e hetuesve që po merren me çështjen e ‘Agimit të Artë’. Një video shokuese, ku një grup neonazistësh ulërasin parrulla urrejtjeje dhe antishqiptare, po përdoret si provë kundër anëtarëve të kësaj partie, të cilët akuzohen për krijim dhe drejtim të organizatës kriminale.
Postuar nga Shekulli Online. Behet fjale per nje video te 13 gushtit 2013
Përfaqësues të biznesit të vogël dhe të mesëm në qytetin e Pogradecit protestuan sot përpara bashkisë për atë që ata e cilësojnë si pesëfishim të taksave vendore, por kundërshtimi i tyre ndaj taksave ka degjeneruar në dhunë, pasi protestuesit kanë hyrë me forcë në mjediset e kësaj bashkie.
Sharlatani Shefqet Krasniqi, imam i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, ka përkrahur raperin Gold AG duke e takuar atë në audiencë.
Ky raper, ditë më parë publikoi një këngë me përmbajtje fashiste, të cilën në të cilën ai fyen figura publik, që nga Presidentja Aifete Jahjaga e deri te deputetë, si dhe përdor terma si “nanën e ka shkinë”, siç i ka përdorur Shefi i Degës së Gazetarsë në UP, Milazim Krasniqi.
Ju kishte marrë malli për London Grammar? Grupi vjen me një video mjaft krijuese për këngën e tyre më të re të titulluar “Hey Now”. Në video grupi na ccon në një pyll të errët me koka që pluskojnë në ajër, të rrethuara nga tinguj mistikë.
1914-2014, autonomi Vorio Epirit”. Me këtë parullë të shkruar në një mur, në ngjyrat e flamurit grek, një grup prej 5 personash pozojnë me veshje ushtarake dhe të maskuar. Fotoja ka lidhje me faktin që qarqet nacionaliste greke, këtë vit përkujtuan 100 vjetorin e shpalljes së autonomisë së Vorio Epirit, toka brenda kufirit shqiptar, për të cilën ata pretendojnë se i përket Greqisë.
Çmenduria dhe keqtrajtimi nuk njohin kufi në këtë video që po bën xhiron në rrjetin social facebook dhe që është xhiruar në një fshat të Beratit.
Në video duken dy të rinj që kapin dhe lidhin me litar një person rreth të 50-tave dhe çdo gjë e filmojnë dhe e hedhin në rrjet tek faqja FB “Jeta osht qejf”.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.