Ky debati të martohen të mos martohen: Po a nuk kanë vuajtur mjaft deri më tani?!
Ky debati të martohen të mos martohen: Po a nuk kanë vuajtur mjaft deri më tani?!
Marlene Dietrich dhe Edith PiafPablo Picasso dhe Brigitte BardotBob Dylan dhe Johnny CashGeorgia O’Keefe dhe Andy WarholFrida Kahlo dhe Josephine Baker
Të fotografosh kafshët është më e vështirë seç duket. Ndërsa disa fotografë shpenzojnë energjitë e tyre duke u përpjekur të balancojnë këlyshët e vegjël që nuk rrinë një çast pa lëvizur për të shkrepur pozën e duhur, Lara Jo Regan ka zgjedhur një mënyrë tjetër fotografimi. Ajo i vendos qentë në makina, ul xhamin e dritares dhe dokumenton qentë në momentet e tyre më të lumtura, pasi sipas asaj qentë adhurojnë të bëjnë xhiro me makinë. www.officialdogsincars.com
“Shqiptarët që rekrutohen në Siri nga një organizatë humanitare në Turqi”. Ky ishte motivacioni që policia turke të arrestonte 25 persona. Në vitin 2013 një agjenci e lajmeve gjysmë-shtetërore e Iranit , agjencioni “FARA” raportoi se organizata turke IHH po dërgonte shqiptarët në luftë në Siri.
Pas çështjes së “autobuzit qeveritar me gjobë” që kaloi kufirin shtetëror, një episod tjetër ironik, sipas respublica.al, “i bën vaki kryeministrit dhe ministrit të Mirëqenies Sociale e Rinisë Veliaj, në inaugurimin e zyrës së parë moderne të Punës në Tiranë tek Rruga e Kavajës”.
“Zhduket” nga harta anija e ngarkuar me lëndë kimike të Sirisë, dhe anija shoqëruese e OKB, pasi është mbyllur sistemi satelitor që monitoron lëvizjen e saj. Dy anijet të cilat po bëjnë transportimin e armëve kimike të Sirisë, “Ark Futura” që mban flamurin danez, dhe anija “Taiko” që mban flamurin e Norvegjisë, kanë mbërritur në portin e Latakias në fshehtësi të madhe.
Një person ka tentuar të hidhet nga kati i 4-ët i pallatit ku ai banonte në qytetin e Durrësit. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen numër 5, përballë shkollës 9 vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”.
Pamja ngjan idilike, por në fakt fsheh një betejë të egër mbijetese mes speciesh.
Emigrantë të varfër afrikanë në breg, në qytetin Xhibuti përpiqen të kapin sinjale celulari falas nga vendi fqinj, Somalia për t’u lidhur me të afërmit e tyre në vendet e tjera.
Një letër e hapur i është drejtuar Martin Scorsese-s duke e akuzuar për glorifikimin e keqbërësve dhe mashtruesve në filmin “The Wolf of Wall Street”. Ajo është Christina McDowell, vajza e partnerit të biznesit të Jordan Belfort, i cili interpretohet në film nga Leonardo di Caprio.
Tridhjetë e pesë klandestinë janë bllokuar në një operacion të zhvilluar nga Sektori Antitrafik në Drejtorinë e Policisë të qarkut Gjirokastër. Operacioni kundër klandestinëve sirianë është ndërmarrë në aksin Gjirokastë-Tepelenë. Klandestinët kanë dalë nga Lazarati në një kamion të mbyllur, ndërsa ishin drejtuar për në veri të vendit, me destinacion kufirin në Malin e Zi.
Të shumta janë rastet e bëra publike ku këta të sëmurë mbahen të lidhur me zinxhirë duke i konsideruar si një rrezik për shoqërinë. Të tilla kanë qenë rastet kur të sëmurët janë mbajtur të lidhur dhe të mbyllur për shumë vjet, në pamundësi të familjes për t’i trajtuar ato siç duhet.
Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur 3 apartamente në Lezhë. Ngjarja është shënuar në lagjen “Besëlidhja” rreth orës 02:00, ku personat e armatosur janë futur fillimisht në një apartament dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë sende me vlerë dhe para.
Bashkia e Bajram Currit ka shpallur një tender, ku paguan 600 lekë për të vrarë një qen rruge. Specifikimet teknike të këtij tenderi janë: “Vrasja të kryhet me armë gjahu, të realizohet klorifikimi i vendit të vrasjes, të realizohet transporti e hapja e gropës 3 metra të thellë, mbylljen e saj dhe klorifikimin e vendit të gropës”.
Foto: Edi Piqoni
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.