Në rast se qeveria do të pranojë të subvencionojë shërbimin e transportit urban, çmimi i biletës do të pësojë një rritje prej 20 lekësh duke shkuar në 50 lekë, nëse jo, bileta urbane do të shkojë 50 lekë, raporton media sot.
Në rast se qeveria do të pranojë të subvencionojë shërbimin e transportit urban, çmimi i biletës do të pësojë një rritje prej 20 lekësh duke shkuar në 50 lekë, nëse jo, bileta urbane do të shkojë 50 lekë, raporton media sot.
Në fshatin Tokëz në Librazhd, nje djale (foto ilustruese) ka qëlluar me thikë në zemër babanë, duke i sjellë vdekjen, raporton shqiptarja.com.
Efektivët e policisë vazhdimisht janë në “pushim” në disa zona të Shqipërisë, si, fjala vjen në Përmet, Ersekë, Gorë-Opar e ndonjë tjetër. Një lam i Express tregon se edhe në Kosovë ka zona të tilla, si, psh, komuna e Junikut, ku për më shumë se një shekull nuk ka pasur vrasje ose ngjarje të rënda kriminale.
Analisti Fatos Lubonja ka dhënë opinion e tij për mbledhja e fundit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në Prizren. Ishte tamam në stilin e Edi Ramës, i cili qëllim kryesor ka imazhin, fasadën dhe jo punën serioze e pa zhurmë., ka thënë Lubona në një intevistë të botuar në Express.
Kanë shpikur një model kaskoje për motoçiklistët, që e kanë quajtur ‘berlucasco’, dhe kuptohet pse e kanë pagëzuar kështu.
Një 13 vjecare nga Lushnja denoncon në polici të atin e saj, të cilin e akuzon për përdhunënim.
Historia e rëndë e incesit është shënuar në fshatin Lekaj të këtij rrethi,ndërsa vimtima është shtetasja me iniciale M.L, e cila mbrëmë ka kryer edhe denoncimin në polici.
Gazeta Express sjell një analizë të shkurtër të medieve botërore për luftën në Siri, bashkë me rrëfimin e një luftëtari shqiptar në këtë shtet arab. Kjo luftë e nisur me qëllim të rrëzimit të Diktatorit Assad, tashmë ka degjeneruar në luftë mes grupeve terroriste që synojnë pushtetin. Shqiptarët janë gjetur në mes të kësaj beteje të ndytë dhe po vriten për çdo ditë. Kjo s’është lufta e shqiptarëve, prandaj është mirë që shqiptarët që janë në Siri të kthehen në shtëpitë e tyre të gjallë, e jo në arkivole; të vrarë nga terroristët që synojnë pushtetin e nuk luftojnë për Zotin.
Lufta gati 3 vjeçare në Siri, që kishte nisur me qëllim të rrëzimit të diktatorit Bashar Al Assad, tashmë ka marrë jetën ndoshta të 150 mijë njerëzve.
Siç dihet, atje tashmë kanë shkuar edhe një numër shqiptarësh (besohet rreth 150), me arsyetimin se feja myslimane kërkon përfshirje në Xhihad ose Luftë të Shenjtë.
Sipas njoftimeve të mediave ndërkombëtare dhuna e kryengritësve ndaj kryengritësve, që shpërtheu fuqishëm javën që shkoi, është shpërndarë në katër provinca, ndërsa ka marrë jetët e 500 e njerëzve vetëm ditëve të fundit (240 të vrarë janë nga radhët e kryengritësve, 157 i takojnë grupacionit të ashtuquajtur Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit dhe 85 të tjerë janë civilë).
Pra aktualisht në Siri është një rrëmujë e vërtetë dhe është shumë e vështirë të qartësohet se kush po lufton në anën e kujt.
“Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit dhe grupet tjera të lidhura me Al Qaeden të njohura si Jabhat Al Nusra ose Nusra Front fillimisht ishin bashkuar me kryengritësit për të luftuar kundër Assadit në një konflikt që kishte filluar si një kryengritje popullore por që u shndërrua në luftë civile”, njoftojnë mediat ndërkombëtare.
Për luftën e ndytë ka shkruar edhe një shqiptar pjesëmarrës në këtë luftë që veten e përshkruan si muxhahedin. Bëhet fjalë për shqiptarin Lavdrim Muhaxheri që vetën e nënshkruan si Ebu Abdullahu nga Kaçaniku, i cili në Facebook ka shkruar për përleshjet që janë duke ndodhur ndërmjet grupacioneve me agjenda të ndryshme.
Ai flet për një shqiptar që fillimisht ka luftuar përkrah kryengritësve që kanë agjenda islamike e që më pas duke se u është bashkuar grupeve të moderuara.
“… ky far Abdulkerimi ka qenë me neve duke luftu kunder nje ketibe qe ky ne mes thot qe i perket asaj ketibe.. pastaj ka shku vet esht dorezu te ta .. allahu e din se pse esht dorezu .. ky person ne mes dhe ketibja e tij jan murteda .. kta e kan emrin liëe el fetah , dhe liëa el teuhid .qellimi i tij esht qe me u bo shtet demokrat e jo shtet islam. i kan shpal luft doule islamije dhe muhaxhirve .. kta kuffar murteda na kan luftu e jan vra 4 vllezer shqiptar e jan plagosur 4 tjer .. ndersa ky abdulkerimi qe esht me shamij thot ato jan vellezerit tan .. nuk e dij se a e thot prej se mires apo prej zorit…”, ka shkruar ai.
Në këtë kontekst, duket se pjesëmarrja e shqiptarëve në këtë luftë është absurde. Nga një luftë për heqjen e një Diktatori gjakatar siç është Assad, lufta ka degjeneruar në luftë civile, luftë për pushtet mes grupeve terroriste, shumë prej tyre të lidhura me Al-Qaeda.
Lexoni me shume:
http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,15,131216
Gazeta Express e Kosoves shkruan se pjesëmarrja e kosovarëve dhe madje vdekja e disa prej tyre në luftimet në Siri e ka shtyrë Qeverinë e Kosovës që të mendojë për hartimin e një bazë ligjore që ua ndalon pjesëmarrjen kosovarëve në luftëra jashtë vendit, një praktikë kjo e ndjekur edhe nga disa vende europiane.
Axhenda e mbledhjes së përbashket nis me pritjen që në orën 11.00 kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci do t’i beje kryeministrit te Shqiperise ne hotel “Theranda”, e me pas do te nise me takimin e perbashket te dy kabineteve.
Mbledhja pritet te jete e hapur për mediat vetëm kur të mbajnë fjalën dy kryeministrat Hashim Thaçi dhe Edi Rama, ndërsa më pas mbledhja do të vijojë me dyer të mbyllura.
Ne te pritet nenshkrimi i disa marrëveshje, mes të cilave nënshkrimi i dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik midis dy vendeve; nënshkrimi i marrëveshjes midis dy qeverive për bashkëpunim në lehtësimin e tregtisë; nënshkrimi i marrëveshjes mes dy qeverive për bashkëpunim në fushat e transportit dhe infrastrukturës; thellim të bashkëpunimit dypalësh në fushën e integrimit europian. Gjithashtu janë dhe dy projekte për Preshevën; një propozim për bashkëfinancim të pajisjeve mjekësore për maternitetin e Preshevës dhe gjithashtu miratimin e një propozimi për krijimin e një fondi të përbashkët për zhvillimin e Preshevës.
Fotografi Steve Rosenfield u kërkoi disa njerëzve të plotësojnë thënien “Unë nuk jam…..im/ime”. Ai i nxiti individët të plotësojnë fjalinë me pasiguritë e tyre më të thella dhe frikërat më të errëta, duke i bërë ata të nxjerrin në pah çështje në lidhje me imazhin e trupit, abuzimin me drogërat, sëmundjet mendore, racën dhe seksualitetin. Rezultati i këtij eksperimenti social është një seri fotosh i titulluar “Çfarë jam”, një ekzaminim intim i anktheve dhe frikërave që prekin gratë dhe burrat e çdo moshe.
Një baba nga Uellsi, Edmund Shum ka fotografuar udhëtimin e të birit, i cili erdhi në jetë tre muaj para kohe në betejën e tij të jashtëzakonshme për të jetuar.
Rreth 20% e ndërmarrjeve i kushtojnë rëndësi paraqitjes së jashtme për të punësuar një menaxher apo specialist të nivelit të lartë dhe 15% e tyre vlerësojnë paraqitjen për stafin e niveleve të ulëta.
Nga 1 janari deri më 1 prill 2014, ditë në të cilën hyn në fuqi ligji i ri i nëpunësit civil, administrata duhet të pezullojë çdo procedurë për plotësimin e një vendi të lirë pune. Akti ligjor i miratuar me konsensus mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste më 30 maj parashikon në një prej neneve të tij që për një periudhë 3-mujore para se të hyjë në fuqi, të mos merret asnjë zyrtar i ri në punë, shkruan sot gazeta Panorama.
Kurora spanjolle është përfshirë së fundmi nga një çështje evazioni fiskal që mund të konsiderohet fare mirë një skandal. Vajza më e vogël e mbretit Huan Karlos, Princesha Kristina është akuzuar për mashtrim me taksat dhe pastrim parash, dy akuza shumë të rënda këto. Ajo është thirrur në gjyq në datën 8 mars për këtë çështje e cila doli në dritë pas një hetimi të thellë.
Respublica.al
Takimi i Rexhep Qoses me imamin Shefqet Krasniqi dhe vlerësimet që akademiku i bëri klerikut si një njeri që kontribuon për vlerat kombëtare nuk ka kaluar pa reagime në Kosovë, shkruan Respublica.al.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.