Shumë të dhëna dhe statistika mungojnë në Shqipëri, duke bërë që të mos dihet se në çfarë shkalle është problem e si rrjedhojë nuk merren as masa. Një çështje e tillë është edhe ajo vdekshmërisë foshnjore.
Shumë të dhëna dhe statistika mungojnë në Shqipëri, duke bërë që të mos dihet se në çfarë shkalle është problem e si rrjedhojë nuk merren as masa. Një çështje e tillë është edhe ajo vdekshmërisë foshnjore.
Debate të shumta janë zhvilluar lidhur me mospagesat e personave me aftësi të kufizuar. Por në fakt tej diskutimeve e verteta është se këtë persona vuajnë mungesën e gjërave elementare.
Në një takim të organizuar nga KQZ u diskutua gjerësisht lidhur me të drejtën e votës së personave me aftësi të kufizuar. Në zgjedhjet e 23 qershorit nuk u krijuan mundësitë që ky grup i shoqërisë të votonte.
Nga Arbana Xharra
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pret sot “vëllain” e tij Rexhep Taip Erdogan, për ta përuruar terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili tashmë është në duart e kompanisë turke “Limak Holding”. Erdogan duket se është një politikan finok.
NËSE KENI VULLNETIN DHE PREDISPOZITËN TË NA DËGJONI.
FATALITETI NË RRUGËT TONA DO TË MINIMIZOHET
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), një organizatë jofitimprurëse shqiptare, që ofron shërbim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Tiranë, Civil Rights Defenders, Hedda Production AB dhe mbështetjen e Institutit Suedez, njofton leximin teatror të shfaqjes dokumentare “SHTATË”në Tiranë, në datën 8 Nëntor 2013, në sallën e Koncerteve tek Universiteti i Arteve, si pjesë e turneut rajonal në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“SHTATË” është një shfaqje dokumentare e bazuar në intervistat me shtatë aktiviste të të drejtave të grave nga e gjithë bota, lufta dhe historitë e vështira jetësore të të cilave përbëjnë një burim frymëzimi: Farida Azizi (Afganistan), Inez McCormack (Irlanda Veriore), Marina Pisklakova-Parker (Rusi), Annabella de Leon (Guatemala), Mukhtar Mai (Pakistan), Mu Sochua (Kamboxhia) and Hafsat Abiola (Nigeri).
Një nga qëllimet specifike të Turit Ballkanik të “SHTATË-s” për vitin 2013 është që të krijojë një debat të gjerë publik mbi dhunën me bazë gjinore dhe të drejtat e grave duke përfshirë median, vendimmarrësit, opinionistët, publikun e gjerë dhe individë të të gjitha gjinive. Ky qëllim vjen si objektiv edhe për ne, duke patur parasysh numrin e lartë të grave që dhunohen në Shqipëri, nga dhuna fizike në familje, si dhe ato që janë viktima të dhunës psikologjike.
Turneu i leximeve teatrore të “SHTATË-s” u iniciua në vitin 2008 nga autorja dhe producentja Hedda Krausz Sjögren. Turneu ka shkuar deri tani në 13 shtete, duke arritur në mbi 20.000 njerëz nga Suedia në Afganistan. Mbi 500 persona, burra dhe gra, duke përfshirë edhe disa ministra, anëtarë të Parlamentit Europian, artistë dhe aktorja fituese e çmimit Oscar, Meryl Streep, kanë performuar në këtë shfaqje.
Bazuar në intervistat e kryera në vitin 2007, “SHTATË” u krijua nga shtatë dramaturge të vlerësuara me cmime: Paula Cizmar, Catherine Filloux, Gail Kriegel, Carol K. Mack, Ruth Margraff, Anna Deveare-Smith dhe Susan Yankowitz.
Në çdo vend shfaqja është performuar nga një ansambël unik figurash të shquara që përfaqësojnë aspekte të ndryshme të aktivizmit shoqëror. Në Shqipëri shtatë personalitete nga politika, media, teatri dhe sporti janë ftuar të jenë pjesë e ansamblit të “SHTATË”.
Emrat e tyre janë: Ministrja e Mbrojtjes Znj. Mimi Kodheli, Ministrja e Integrimit Znj. Klajda Gjosha, Z. Gerti Bogdani, politikan, anëtar i Kuvendit, Z. Ben Andoni, gazetar, Znj. Ema Andrea, aktore, Z. Foto Strakosha, sportist, Z.Fatos Lubonja, gazetar.
Turneu rajonal i “SHTATË 2013”, mbështetur nga Instituti Suedez, përfshin gjithashtu shfaqje në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Maqedoni dhe Serbi.
Për më shumë informacion në lidhje me projektin:
http://www.facebook.com/pages/Seven-on-tour/160237294040347
http://www.civilrightsdefenders.org/
Ne rast se ka vullnet politik per t’u perballur me ceshtjen e trafikut te droges nga Lazarati, atehere ndoshta ska nevoje qe policia te hyje me dhune ne fshat. Mjafton te koordinoje njerezit dhe informacionin dhe mjafton te qendroje ne rruget qe dalin nga Lazarati e te prese…
Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNL), një organizatë jofitimprurëse shqiptare, që ofron shërbim ligjor falas për viktimat e dhunës me bazë gjinore, në bashkëpunim me Ambasadën Suedeze në Tiranë, Civil Rights Defenders, Hedda Production AB dhe mbështetjen e Institutit Suedez, njofton leximin teatror të shfaqjes dokumentare “SHTATË”në Tiranë, në datën 8 Nëntor 2013, në sallën e Koncerteve tek Universiteti i Arteve, si pjesë e turneut rajonal në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Shenim: Historia Ime, jo detyrimisht ndan te njejtin mendim me redaksine e gazetes Express. Por ne po e botojme kete shkrim ne seksionin Blog pasi besojme se eshte nje debat nga i cili mund te perfitojne qytetaret ne Kosove po te behet ne menyre te shendetshme.
Pas perurimit te aeroportit te ri te Prishtines, Thaci, Rama dhe Erdogan kane shkuar ne Prizren. Ja nje paragraf nga fjalimi i gjate i Erdoganit ne Prizren:
Vizion Plus raporton: “Fëmijët dhe bashkëshortet e Këshillave Bashkiakë dhe anëtareve te Këshillave Bashkiake janë invalidë!
Në një shkrim të publikuar dje, Alma Lama, deputete e pavarur e parlamentit të Kosovës, ka nxjerrë në shesh një detaj shumë interesant nga një takim që ajo, tok me deputetë e zyrtarë të tjerë kosovarë, ka patur në Turqi me Rexhep Taip Erdoganin. Lama na bën me dije se shqetësimi kryesor i të zotit të shtëpisë në atë takim ka qenë xhamia e Prishtinës.
Në zonën ku u zhvillua parada e Podgoricës, një zonë me ndërtesa qeveritare nuk pati asnjë incident, por jashtë perimetrit të kësaj zonë mbi 400 të rinj, shumë prej të cilëve minorenë thyen xhama dyqanesh, hodhën gurë ndaj policisë si dhe shkaktuan trazira ndaj të cilave policia reagoi përmes gazit lotsjellës.
Teksa vajza 9-vjeçare rrezikon të humbasë jetën nga çasti në çast për shkak të mosfunksionimit të mëlçisë Ministri i Shëndetësisë deklaron se nuk mund të bëjë asgjë për këtë rast.
Gazeta “Shekulli” shkruan sot për aboretet. Sipas saj gjatë vitit 2012 në Shqipëri janë shënuar 9000 raste abortesh.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.