I keni parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë teksa parkojnë në trotuara? Epo tani përpara se ta bëjnë një gjë të tillë do të mendohen dy herë, pas gjobava të vënë nga policia rrugore.
I keni parë deputete e Kuvendit të Shqipërisë teksa parkojnë në trotuara? Epo tani përpara se ta bëjnë një gjë të tillë do të mendohen dy herë, pas gjobava të vënë nga policia rrugore.
Buxheti i ulet i vitit 2013 për Ministrinë e Arsimit ka bërë që mësuesit dhe pedagogët të rrezikojnë që të mos marrin rrogën e muajit nëntor dhe dhjetorit.
Një tjetër letër i ka ardhur Shqipërisë nga UNESCO për Beratin dhe Gjirokastrën, e sërish për problematikat e tyre.
Sektori i Kulturës pranë Qendrës së Trashëgimisë Botërore i shpalos shqetësimet e veta përmes Kishore Rae. Letra i drejtohet Besiana Kadaresë, ambasadore e Shqipërisë në UNESCO dhe në të ritheksohen ato që janë thënë më herët sa i takon mbrojtjes së qyteteve të shpallura pasuri botërore, ndërsa kërkohet që të trajtohen si një dhe se çdo vendim për të duhet marrë nga Instituti i Monumenteve. Vihet në dukej fakti ase ky institut duhet të ketë më shumë specialistë.
Një e moshuar ka rënë pre e grabitjes në Kaçinar të Mirditës. Në mungesë të ndërhyrjes së shpejtë të uniformave blu apo ambulancës në ndihmë 80-vjeçares shkuan banorët e lagjes. (Foto ilustruese)
Seman Hoxha është burri 30-vjeçar nga Shishtaveci i Kukësit i cili rrëfeu në News24 se gruaja e tij e dhunonte. Ai ka 3 fëmijë, 2 djem dhe një vajzë. Më i madhi i djemve është 8 vjeç, djali tjetër 6 dhe vajza e vogël, Ajshe. Çifti ndodhet në proces ndarjeje që në momentin që Semani shprehet se e gjeti në shtrat bashkëshorten me një burrë tjetër.
Një vajzë 9-vjeçare nga qyteti i Fierit është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo vuan ndga dëmtimi i pakthyeshëm i mëlçisë dhe ka nevojë për transplant të mëlçisë. Nëse nuk bëhet transplanti i mëlçisë vajza mund të humbasë jetën brenda pak ditësh nga hemoragjia.
Banka Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë Austriake të Financave, Institutin Vjenez për Studime Ekonomike Ndërkombëtare dhe Rrjetin për Zhvillim Ndërkombëtar, organizuan një dialog të nivelit të lartë për politikat e “Punësimit të të Rinjve në Evropën Juglindore”.
Një thirrje për Papa Françeskun që të afrojë praktikën e kishës me Mësimet e saj
(Nju Jork, 16 tetor 2013 ) – Papa Françesku duhet të dënojnë dhunën dhe diskriminimin ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT), tha sot Human Rights Watch në një letër për Selinë e Shenjtë. Papa duhet të sigurohet që zyrtarët katolikë të veprojnë në përputhje me mësimet e kishës.
Në mësimet e saj si dhe në deklaratat publike në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Selia e Shenjtë ka shprehur nevojën për të mbrojtur dinjitetin njerëzor të të gjithëve. Por shumë shpesh zyrtarët e Kishës Katolike në mbarë botën i kundërshtojnë këto parime në teori dhe praktikë, tha Human Rights Watch.
“Është inkurajuese kur sheh Papa Françeskun të marrë një qëndrim publik kundër diskriminimit dhe dhunës dhe të bëjë thirrje për një kishë më përfshirëse “, tha Graeme Reid, drejtor për të drejtat LGBT në Human Rights Watch. “Ajo që ne kërkojmë është që zyrtarët e Kishës Katolike t’i përmbahen mësimeve të kishës dhe të qëndrojnë kundër dhunës dhe diskriminimit, duke përfshirë peshkopët, të cilët shpesh ushtrojnë një ndikim të konsiderueshëm.”
Human Rights Watch shprehu shqetësimin se mesazhi i Selisë së Shenjtë nuk bartet vazhdimisht në komunitetet fetare lokale në mbarë botën. Human Rights Watch citoi raste nga e gjithë bota në të cilën zyrtarët e kishës kanë mbështetur legjislacionin drakonian dhe diskriminues kundër komunitetit LGBT, duke kontribuar në një klimë të mosndëshkimit të dhunës dhe abuzimit ndaj njerëzve të pakicave seksuale dhe gjinore.
Në Kamerun , për shembull, Kryepeshkopi Samuel Kléda dhe udhëheqës të tjerë katolikë kanë miratuar dënime të padrejta penale kundër pakicave seksuale dhe gjinore, dhe duke dështuar në denoncimin e dhunës, këto popullsi të cënueshme i bëjnë ballë asaj në mënyrë të vazhdueshme.
“Zyrtarët e Kishës Katolike kanë dhënë mbështetje të heshtur apo eksplicite për ligjet dhe praktikat diskriminuese kundër personave LGBT “, tha Reid . ” Papa Françesku ka një mundësi unike për ta ndryshuar këtë gjë. “
Human Rights Watch gjithashtu citoi raste në të cilat peshkopët kanë vepruar në përputhje me pozicionin e deklaruar të kishës së padhunshme dhe mosdiskriminimin dhe vlerësimin e dinjitetin të gjithsecilit.
Selia e Shenjtë zë një pozicion unik si një shtet sovran me status vëzhguesi në Kombet e Bashkuara, si dhe organi qeverisës i një prej feve më të mëdha botërore . Papa është edhe kreu i Kishës Katolike dhe kreu i një shtet sovran. Kisha kështu ka një ndikim të konsiderueshëm në sferën fetare, por edhe në fushën laike.
Human Rights Watch ka pranuar qëndrimin e moderuar që Papa Françesku ka marrë, gatishmërinë e tij për t’u angazhuar në një dialog kuptimplotë, si dhe angazhimin e tij për të siguruar liritë themelore të të gjithëve si dhe dinjitetin njerëzor.
Human Rights Watch i bëri thirrje Papës Françeskut që:
“Papa Françesku duhet të përdorë pozitën e tij si kreu i kishës dhe kreu i shtetit për të siguruar që zyrtarët e kishës në të gjithë botën të veprojnë në përputhje me parimet themelore të Kishës Katolike për trajtimin e njerëzve të pakicave seksuale dhe gjinore”, tha Reid. ” Ai duhet të bëjë thirrje për respekt ndaj dinjitetit njerëzor, dhe ti jepet fund dhunës dhe diskriminimit”.
Një thirrje për Papa Françeskun që të afrojë praktikën e kishës me Mësimet e saj
(Nju Jork, 16 tetor 2013 ) – Papa Françesku duhet të dënojnë dhunën dhe diskriminimin ndaj lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transeksualëve (LGBT), tha sot Human Rights Watch në një letër për Selinë e Shenjtë. Papa duhet të sigurohet që zyrtarët katolikë të veprojnë në përputhje me mësimet e kishës.
Në Podgoricë u zhvillua dje parada e parë LGBT e mbrojtur nga të paktën 2 mijë policë, nga 4 mijë që ka në total ky vend.
Rreth 200 aktivistë LGBT marshuan në bulevardin “Krajl Nikolla” duke hedhur parrulla në mbrojte të të drejtave të njeriut dhe duke mbajtur në duar flamurin LGBT.
Rrezikohet të mbyllet konvikti i shkollës profesionale pedagogjike në Kukës. Shkak për këtë është bërë mungesa e fondeve. Janë plot 300 gjimnazistë dhe studentë të cilët banojnë në konviktin “20 dëshmorët” të këtij qyteti, që rrezikojnë të dalin në rrugë të madhe e të mbeten pa strehim.
Një raport i ri i qeverisë britanike e liston Shqipërinë si një ndër vendet I cili trafikon qëniet njerëzore. Krahas Shqipërisë janë edhe disa vende të tjera të Europës Lindre.
Në orët e mbrëmjes së djeshme ka përfunduar maratona për prishjen e godinës 5 katëshe që ndodhej pranë ekonomikut. Ndërtesa më në fund është shembur plotësisht.
Ngjarje tronditëse të mënyrës se sillen mjekët me pacientët dalin në pah nga dita në ditë. Në Korçë mjeku nuk arriti të kuptonte se 27-vjeçares i kishte vdekur fëmija në bark dhe kuptoi këtë pak ditë para se fëmija të lindte. Kjo rrezikoi edhe jetën e 27-vjeçares.
Kristi Pinderi, from Podgorica
Photos by Erjon Tela
The first gay pride parade was organized today in Podgorica under some extreme and impressive security measurements from the Police and Anti Terror forces of Montenegro.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.