Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë kanë vijuar protestat e tyre duke kërkuar që të mos ndërtohen godina fare pranë ambienteve të tyre.
Studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Ekonomisë në Tiranë kanë vijuar protestat e tyre duke kërkuar që të mos ndërtohen godina fare pranë ambienteve të tyre.
Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë përfundoi në qytetin e Pogradecit me një mbrëmje gala ku u shpallën cmimet e këtij viti dhe u dorëzua për secilin një kupë e realizuar nga skulptori pogradecar Sofokli Koci. Kjo mbremje u prezantua nga aktorja Ema Andrea.
Ujkan Hysaj me filmin ‘Kolona’ është shpallur nga juria si fitues i filmit me metrazh të shkurtër; Ariel Shabani fitues i “Film Prestigj”, ndërsa kupën për filmin më të mirë e ka merituar realizimi kinematografik kroat “Halima’s Path”.
Në zhanrin e dokumentarit, juria ka përzgjedhur si më të mirin atë maqedonas të titulluar ‘Sound Seekers’ i cili mbante emrin e Suzana Dinevski.
PERULJA E MINISTRES SE KULTURES, KUMBARO
Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve që u zhvillua në sheshin kryesor të qytetit të Pogradecit ishte e pranishme dhe ministrja e ardhshme e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro. Ky ishte event ii parë kulturor ku ajo merrte pjesë në cilësinë e detyrës që pritet ta marrë Brenda kësaj jave. Pasi bëri një përulje të sinqertë për të gjithë artistët e pranishëm në atë mbrëmje, znj. Kumbaro tha:
Ky festival është një ngjarje shumë e bukur, sepse është jo vetëm një festival filmi, por është dhe një festival kulinarie pra e shijes së gojës dhe të shpirtit dhe nëse mund të ngushëlloj pak kryetarin e Bashkisë, zoti Shkëmbi: festivali i filmit mbaroi, por ju e dini më mirë se sa unë që Pogradeci është festivali i kuzhinës së 365 ditëve, kështu që këtu na keni”.
TRE ORGANIZATORET DHE TRE AKTORET NDER I KOMBIT
Eno Milkani, një prej organizatorëve foli në emër të tre organizatorëve, në fakt, në emër të tij, të znj. Gerta Qurku dhe të z. Fatos Baxhaku.
Ai tha se pjesëmarrja në rritje e sivjetshme sidomos e qytetarëve të Pogradecit, “tregon se dashuria për filmin në ekranin e madh të kinemasë nuk ka për të vdekur asnjëherë”.
Ishte fakt që salla e kinemasë së qytetit ishte plot në secilën ditë të festivalit, edhe në orët e paradites. Këtë vit konkurruan në event 11 shtete, përfshirë Slloveninë, ndryshe nga viti i kaluar ku pati vetëm 7 vende ballkanike.
President Nderi i festivalit ishte z. Mirush Kabashi, ndërsa gjatë ditëve të tij ishin të pranishëm edhe aktorët Enver Petrovci, Margarita Xhepa dhe Rreshat Arbana, që të tre Nderi i Kombit.
E pyetur nga historiaime.al për festivalin, znj. Xhepa u shpreh: “Është përpjekja e këtyre tre të rinjve, Enos, Gertës dhe Fatosit, të cilët me dashuri, me përpëlitje të bukura artistike, dhe me shumë punë po sjellin artin në këtë qytet të vogël. Në Ballkan ka pasur gjithnjë vështirësi midis shteteve të ndryshme të tij, dhe kjo urë lidhëse, sepse arti është një urë lidhëse, ndihmon në sheshimin e këtyre vështirësive”. Sipas aktores së nderuar, “ky festival është gjëja më pozitive që kanë bërë këta të rinj duke prurë gjetje të bukura. Dhe ata ja kanë arritur qëllimit sidomos për të sjellë dashuri dhe vëllazëri në zemrat e njerëzve nëpërmjet artit”.
ENVER PETROVCI ZBULON POGRADECIN
Aktori nga Prishtina Enver Petrovski këtë vit, përmes pranisë në festival zbuloi për herë të parë edhe Pogradecin, qytet që ai nuk e kishte vizituar asnjëherë më parë. Ai ishte i mendimit që festival ii ka të gjitha mundësitë që të shndërrohet në një prej eventeve ballkanike më të rëndësishme në fushën e filmit dhe kulinarisë.
“Ky festival ka nevojë të rritet. Që nesër organizatorët duhet të fillojnë të mendojnë, të monitorojnë kinematografinë ballkanike dhe të bëjnë përzgjedhjet e filmave pjesëmarrës”, u sugjeroi ai, përmes historiaime.al organizatorëve të festivalit.
Eno Milkani, i pyetur gjithashtu nga historiaime.al tha se “këtë vit ka pasur shumë kureshtarë. Një gjë që më pëlqeu shumë është fakti që ka pasur shumë njerëz në kinema edhe paradite edhe pse tashmë pushimet kanë mbaruar dhe njerëzit janë kthyer në punë. U kënaqen të gjitha shijet ballkanike si nga filmat, atmosfera apo muzika sepse këtë vit kishim pjesëmarrje më të gjerë të artistëve”. Milkani shtoi se “kishte shumë artistë të rinj që nuk kanë mundësi të tjera si ta shfaqin punën e tyre. Fundja ky është qëllimi ynë, të promovojmë artistë të rinj nga shkolla të ndryshme”.
Një fakt shumë i rëndësishëm për suksesin e festivalit është edhe vendi, Pogradeci dhe njerëzit e tij dhe duhej pikërisht ky festival që të nxirrte në pah artdashjen e këtij vendi. “Kjo pasqyrohej nga sjellja e njerëzve me anëtarët e jurisë dhe të ftuarit e tjerë”, tha Milkani, “të tërë i komplimentonin, u ofronin kafe, donin të dilnin në foto me ta. Në këtë mënyrë ne donim tjua shpërblenim”.
Një falenderim të vecantë ai ia drejtoi kryetarit të bashkisë së Pogradecit z. Artan Shkëmbi si dhe gjithë të tjerëve që ndihmuan në realizimin e këtij festivali. Vitin tjetër? “Mendojmë që vitin që vjen tematika të rritet dhe do të kemi studiues të filmit Ballkanik nga Greqia dhe Rumania si dhe përfshirja e komedisë ballkanike”.
Përdorimi i drogës dhe alkoolit për të rinjtë shqiptarë është kthyer në një gjë normale madje që sipas tyre kjo i bën të ndjehen më mirë dhe më të “kohës”. Shifrat për përdoruesit e drogës rriten nga dita në ditë dhe pavarësisht mungesës së të dhënave duket se e njëjta gjë ndodh edhe me përdorimin e alkoolit.
Pas deklaratave të ambasadorit Sequi lidhur me paratë që BE ka dhënë për strehimin e romëve të cilat nuk dihet se si janë shpenzuar mediat kanë dhënë versionet e tyre se si mund të jenë shpenzuar 3 milionë euro.
Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë përfundoi në qytetin e Pogradecit me një mbrëmje gala ku u shpallën cmimet e këtij viti dhe u dorëzua për secilin një kupë e realizuar nga skulptori pogradecar Sofokli Koci. Kjo mbremje u prezantua nga aktorja Ema Andrea.
Në ditët e sotme nuk ka nevojë të kini mbifuqi, heronjtë e sotëm janë ata që përkrahin të mirën, ata që respektojnë rregullat dhe duan të mirën e vendit të tyre, të miqve të tyre dhe të vetes. Shqipëria është në një kaos të vërtetë sepse shumë pak heronj i kanë ngelur. Duke reaguar ju dhe duke përkrahur të mirën mund të filloni një reaksion zinxhir. Na tregoni se kush janë heronjtë tuaj!
(Fotoja u publikua në faqen Mendo Pozitiv)
Një lum kalohet lehtësisht me makinë, madje kjo mund të jetë mënyra e duhur për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Analfabetizmi është një plagë e shoqërisë në mbarë botën. Ndërkombëtarët synojnë që në vitin 2015 analfabetizmi të përgjysmohet. Lidhur me këtë synim Organizata Botërore e Kulturës UNESCO konstaton se është e pamundur. Ky projekt do të dështojë.
Mediat italiane i kanë kushtuar hapsirë Shqipërisë në shkrimet e tyre dhe kanë cilësuar si vendin e shqipeve. Por jo cdo gjë është kaq e bukur në shkrimet e “Corriere della Sera” dhe “La Republica” sepse më tej është folur gjatë për Lazaratin.
Pas protestës së personoleti mjekësor të QSUT-së ka reaguar edhe drejtoria e spitalit të QSUT. Mjekët protestuar kundër puimeve të firmës e cila po zgjeron parkimin duke cënuar hapësirat e spitalit.
Rezultatet e provimeve të shtetit kanë vërtetuar nivelin e dobët të mësuesve të rinj. Në lëndët në të cilat janë testuar mësuesit kanë rezultuar ngelës në masë.
Është folur gjatë për Shqipërinë dixhitale, për internetin në të gjitha shkollat e vendit e kështu me radhë. Por ajo që vihet re në fillim të këtij viti të ri shkollor është e kundërta e “Shqipërisë dixhitale” pasi nxnësit jo vetëm që nuk kanë internet, por nuk kanë as godina ku të zhvillojnë mësimin.
TEKSTE DHE MJETE SHKOLLORE FALAS PËR TË GJITHË
FËMIJËT NË NEVOJË!
Tiranë, 06.09.2013 – Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ne Shqipëri – ACCE, i bëjnë thirrje publike Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, që në funksion të edukimit cilësor të çdo fëmije dhe arritjes të standardeve bashkëkohore evropiane në arsimin parauniversitar, të sigurojnë falas dhe në kohë reale tekstet dhe mjetet shkollore për të gjithë fëmijët në nevojë dhe në pamundësi për t’i blerë ato.
Prej ditësh raportohet se pedagogët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës janë ngritur në protestë kundër një godine që po ngrihet në atë që duhej të ishte pjesë e hapësirës së tyre.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka ndjekur në vazhdimësi situatën në sistemin arsimor parauniversitar, jo vetëm si një nga fushat që ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” trajton në mënyrë të posaçme, por edhe për shkak se gjatë veprimtarisë së institucionit ka identifikuar problematika të ndryshme me të cilat përballen grupe dhe kategori nxënësish, si ata romë dhe egjiptianë, LGBT, me aftësi të kufizuara, fëmijët që për shkak të gjakmarrjes nuk mund të arsimohen apo ata nxënës që për shkak të kushteve të vështira ekonomike apo vendbanimit, përballen me vështirësi, deri në pamundësi për t’u arsimuar.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.