Fatura ne foto eshte postuar sot ne rrjetet sociale duke vene ne dukje nje problem qe te gjithe e kemi hasur, cmimet e larta ne jug te Shqiperise gjate periudhes se veres.
Fatura ne foto eshte postuar sot ne rrjetet sociale duke vene ne dukje nje problem qe te gjithe e kemi hasur, cmimet e larta ne jug te Shqiperise gjate periudhes se veres.
Policia ka arrestuar një vartës të Florenc Hoxhës, drejtuesit të Inspektoratit Urbanistik Ndërtimor të Tiranës.
I arrestuari është Sh. Azuni, që i ka marrë një qytetari 50 mijë lekë të reja për të lejuar që ai të vazhdojë një ndërtim pa leje.
Sipas kallëzimit, qytetari ka blerë bazën materiale (lëndën drusore) dhe ka nisur ndërtimin e një strehe por, pas rreth dy orësh nga fillimi i punimeve, aty kanë shkuar dy punonjës të policisë bashkiake, të cilët e kanë pyetur nëse kishte leje ndërtimi për strehën që kallëzuesi po ndërtonte.
Kallëzuesi është përgjigjur se nuk kishte leje ndërtimi pasi streha nuk ishte objekt banimi dhe se nuk e dinte që kishte nevojë për leje në këtë rast dhe punonjësit e policisë bashkiake i janë përgjigjur se do flisnin me shefat në mënyrë që ta lejonin të vazhdonte punimet kundrejt pagesës së ndonjë shume parash si shpërblim i kundërligjshëm.
Pasi ka folur në telefon me një person të panjohur, njëri nga punonjësit e policisë bashkiake i ka thënë se për të vazhduar punimet ai duhet të paguante 500 euro si shpërblim, por kallëzuesi e ka kundërshtuar duke i thënë se ky është veprim i padrejtë dhe, pasi kanë debatuar për pak, punonjësi i policisë bashkiake e ka detyruar kallëzuesin t’i japë një shumë prej 50.000 lekësh me qëllim që ta lejonte të vazhdonte punimet.
Kallëzuesi ia ka dhënë këtë shumë parash dhe i ka kërkuar numrin e telefonit që ta kishte në rast se do kishte ndonjë problem më pas./TemA
Viti i ri akademik do të fillojë me rritje çmimesh për studentët. Arbana Meha drejtore e departamentit të bujtinave në “Qytetin Studenti” tha për BalkanWeb se studentët këtë vit do të paguajnë 3 mijë lekë më shumë se vitin e kaluar.
Një histori e dhimbshme është rrëfyer sot në televizionin “A1 Report”. 47-vjaçarja me iniciale V.Q vuan nga një sëmundje e rëndë, e pashërueshme. Medikamentet me të cilat ajo duhet të trajtohet janë të kushtueshme por ajo nuk ka mundësi ekonomike që t’i blejë ato.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” ka arritur një denoncim për aferat korruptive të një polici të qarkullimit rrugor. Menjëherë pas denoncimit në emisionin investigativ ka ardhur edhe reagimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Sqarime mbi faktet e rrëfyera nga Fondacioni Terre des hommes – Misioni në Shqipëri lidhur me skandalin e 500 fëmijëve shqiptarë të zhdukur nga qendra Varvara Argia në Greqi, fondacioni Terre des hommes e ka denoncuar vazhdimisht këtë rast që nga viti 2003 dhe advokuar vazhdimisht që të zhvillohen hetime rreth kësaj çështje.
Çmimi i teksteve shkollore është rritur krahasuar me vitin e kaluar. Çmimi më i lartë i librave është për nxënësit e shkollave të mesme kjo për shkak se gjimnazistët kanë më shumë tekste shkollore. Por rritja e çmimit ka prekë të gjithë nxënësit nga klasa e parë në klasën e 12-të.
Teksa kanë filluar regjistrimet për vitin e ri shkollor janë të shumtë ata fëmijë të cilët nuk do të mund të ulen në bankat e shkollës.
Një ish-ushtar i trajnuar ka ndërruar organet gjenitale duke u bërë në këtë mënyrë gruaja e parë transgjinore myslimane. 28-vjeçarja (burrë dikur) është martuar tani me një tjetër burrë mysliman dhe ky i fundit nuk është në dijeni se ajo kishte qenë dikur burrë. Lucy Vallender tani vesh një vello të plotë, për t’i treguar botës se ajo është e martuar.
Misioni i EULEX-it ngriti akuzë kundër tre personave të përfshirë në një sulm ndaj revistës Kosovo 2.0 që trajtonte tema të seksit dhe homoseksualitetit
Një studim i Institutit të Shëndetit Publik i cili ka realizuar 2 monitorime të njëpasnjëshme në 17 shkolla të vendit, me një total prej 10.000 nxënësish nga klasa e parë në të nëntën ka treguar se në klasat ku zhvillohet mësimi ka kimikate të dëmshme për shëndetin e fëmijëve.
Gazeta “Koha Ditore” në Kosovë pas shumë hetimeve kanë zbuluar se në një klinikë private pacientët trajtoheshin nga një mjek i padiplomuar. Shumë pacientë, në vend të ilaçit, kanë gjetur vdekjen në spitalin “Heart” në Gjakovë, pasi ata janë trajtuar nga mjeku i padiplomuar.
Nga Edlira Mara
37 familje rome u dëbuan nga barakat e tyre në godinën e ish-Dekorit në Rrugën e Kavajës. Familjet mbetën të pastreha dhe u vendosën në trotuar pranë Pallatit me Shigjeta. Avokati i Popullit dhe ndërkombëtarët kanë ngritur vazhdimisht zërin duke kërkuar zgjidhje dhe strehim për këtë komunitet. Bashkia e Tiranës dhe Ministria e Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta nuk kanë dhënë zgjidhje për problemin. Romët janë organizuar dhe kanë protestuar për të kërkuar të drejtat e tyre, por këto thirrje kanë rënë në vesh të shurdhër.
Diana Nyad është 64-vjeçarja e cila pas shumë përpjekjesh arriti të realizojë ëndrrën e saj. Ajo ka mundur të shkojë më not nga Kuba në Florida dhe këtë e ka bërë pa pasur asnjë mbrojtje nga peshkaqenët.
Gruaja shqiptare ka vuajtur dhunën në familje dhe është shtypur e nënshtruar për vite me radhë. Duket se edhe policia ka qenë në dijeni falë denoncimeve të grave por nuk i ka marrë seriozisht këto denoncime.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.