The Alliance against Discrimination and Pro LGBT, two organizations that promote the rights of LGBT expressed their deep disappointment for the weak and unprofessional work done by the Commissioner Against Discrimination.
The Alliance against Discrimination and Pro LGBT, two organizations that promote the rights of LGBT expressed their deep disappointment for the weak and unprofessional work done by the Commissioner Against Discrimination.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyrimi i Shtypit 12 Dhjetor 2012
Aleanca Kundёr Diskriminimit dhe Pro LGBT, dy organizata qё mbrojnё tё drejtat e LGBT shprehin keqardhje dhe zhgenjim te thelle pёr punёn e dobёt dhe jo profesionale tё institucionit tё Komisionerit pёr Mbrojtje nga Diskriminimi.
Stockholm, mbremja mes 9 dhe 10 dhjetorit. Vetem 10 minuta pasi ka pushuar dëbora në qytetin që dje arriti në minus 17 gradë celcius, nëpër rrugë shfaqen buldozere per te pastruar deborën. Asgjë e jashtëzakonshme deri këtu, por ajo që të linte pa gojë ishte preçizioni, shpejtësia me të cilën këto mjete supër të mëdha pastronin rrugët.
Gjithkush ka të drejtë të ketë zërin e vet dhe të kenë një rol në marrjen e vendimeve që formësojnë komunitetet ku ai bën pjesë.
Secili prej nesh duhet të jetë në gjendje të zgjedhi ata njerëz që do të na përfaqësojnë në të gjitha institucionet e qeverisjes, për të kandiduar për poste publike, dhe për të votuar në pyetjet themelore që formojnë fatet tona individuale dhe kolektive.
Familjarët e viktimave të 21 Janarit, pasi janë refuzuar disa herë nga drejtësia shqiptare, i janë drejtuar Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Në datën 5 dhjetor 2012 qendra Res Publica, pasi formuloi kërkesat për Ana Veizi, Klajdi Veizi, Çaush Veizi dhe Zabit Deda i postoi ato për në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut me seli ne Strasburg.
Berluskoni është rikthyer. Nuk mund të rrinte larg politikës.
Ndoshta më të shqetësuar se vetë italianët janë fqinjët veriorë, gjermanët, që druhen se Italia do zhytet sërish në krizë.
Historia Ime sjell një përmbledhje të artikujve kryesorë në disa nga gazetat më të lexuara
Pasqyra e Shtypit 11 Dhjetor 2012
Një telenovelë turke, transmetimi i së cilës pritet të vazhdojë në mediat kosovare e shqiptare, ka shkaktuar një debat interesant në vendin ku u krijua-Turqinë.
Për shkak të rritjes së polemikave në publik, partia qeverisëse në Turqi-Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, pritet ta ndalojë telenovelën e mirënjohur “Sulejmani i Madhërishëm”.
Erjon Tela (historiaime.al)
Gjatë një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë, dashuria që ata persona kanë për të dhuruar ndihet që tek dera. Fytyra e tyre shkëlqen nga lumturia kur shikojnë që po afrohet dikush, i njohur a i panjohur qoftë ai.
Mosrespektimi i ligjit që përcakton të drejtat intelektuale shihet si një shqetësim për akademikë dhe juristë të bërë bashkë në një konferencë shkencor e organizuar nga Universiteti i Tiranes ne kuadër te 100 vjetorit të Pavarësisë.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, janë përmbyllur dy javë intensive të ndërgjegjësimit të qytetarëve për dhunën në familje.
Një grup vullnetarësh, studentë të universiteteve të ndryshme të Tiranës prej datës 25 nëntor deri sot 10 dhjetor, kanë qenë aktiv në komunikim me persona që kanë qenë apo janë subjekt i dhunës, sikundër kanë shpërndarë materiale sensibilizuese kundër dhunës ndaj grave, apo fëmijëve si target grupet më të ekspozuara ndaj dhunës në familje.
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të drejtave të njeriut një vëmendje e veçantë i është dhuruar 12 fëmijëve, të cilët vuajnë nga fenomeni i gjakmarrjes.
Mësuesja e fëmijëve të ngujuar, Liljana Luana(në foto poshtë), në fjalën e mbajtur kërkoi që ti jepet fund këtij fenomeni të dhimbshëm, raporton Ora News.
56 pemë rrapi, pasuria më e madhe natyrore përreth burimit të Syrit të Kaltër janë tharë ose kanë filluar të thahen.
Një prej tyre është shembur nga erërat e forta dhe reshjet e ditëve të fundit brenda në burimit të Syrit të Kaltër. Baftjar Beqiri, Drejtor i Shërbimit Pyjor në Delvinë pohon se parku dhe 18 burimet që bashkohen në Syrin e Kaltër, janë pasuria më e rëndësishme e administruar prej këtij shërbimi.
Sipas tij ndërhyrja për nxjerrjen nga ujërat e ftohta të trungut të pemës së rrëzuar, ka qenë deri tani e pamundur.Ripopullimi i zonës është menduar të bëhet përsëri me rrap për të ruajtuar bimësinë autoktone.
Sëmundja e rrapit po përparon me shpejtësi të lartë ndërsa në park janë prekur të gjithë trungjet qindravjecarë. Pas njoftimit të Ministrisë së Mjedisit, ka ardhur një ekip që ka parë situatën në vend ndëra priten konkluzionet e specialistëve për të kapërcyer situatën, si dhe për mundësinë e zëvendësimin të rrepeve të rrëzuar me pemë të llojeve të tjera./T.CH/
Foto nga Gazeta Idea
Shoqata e Familjarëve të Viktimave të Shpërthimit të Gërdecit ka shprehur indinjatën për vendimin e pushimit të akuzave ndaj Fatmir Mediut. Sipas tyre, kjo është një procë e radhës që shtetasit shqiptarë nuk janë të barabartë.
Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.