Pasardhësja e Angela Merkel me një vizion të qartë për Bashkimin Evropian

Kryetarja e CDU-sё Annegret Kramp-Karrenbauer pas propozimeve tё fundit tё kryeministrit francez Emmanuel Macron pёr reforma nё BE, paraqiti konceptin e saj. Pikёrёndesat janё: Reduktimi i burokracisё dhe fleksibiliteti.
Pasardhësja e Angela Merkel propozoi ditën e djeshme gjithashtu një alternativë të re përfaqësimi të Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Annegret Kramp Karrenbauer, kundërshtoi qëndrimet e Presidentit francez Emmanuel Macron mbi një centralizim të mëtejshëm të Unionit dhe nga ana tjetër propozoi një bashkim të forcave në vendimmarrjen e politikës së jashtme, që do të përfshinte kalimin e vendit të Francës në Këshillin e Sigurisë në emër të së gjithë Bashkimit Evropian.
Ideja e kryetares së re të CDU u përkrah dhe nga Kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Mendoj se bëhet fjalë për një ide shumë të mirë për të ardhmen”, deklaroi kancelarja në Berlin në lidhje me propozimet për reformim të Bashkimit Evropian.
Merkel ka theksuar dhe më parë se ky vend synon të bashkojë zërat evropianë në Këshillin e Sigurimit në OKB, pra për pasojë të zhdukë pozicionin e përhershëm që mban Franca e vetme që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Një propozim ky që vështirë të pranohet nga Parisi.
Pёrsa i pёrket projektit tё saj pёr BE-nё, kryetarja e re e CDU propozon sigurimin e bazave tё mirёqenies evropiane. Nё njё shkrim pёr gazetёn “Welt am Sonntag” ndёr tё tjera ajo flet pёr krijimin e njё “tregu tё brendshёm pёr bankat”. “Njёkohёsisht duhet qё ne tё mbёshtetemi tek njё sistem i subsidiaritetit, pёrgjegjёsisё vetiake dhe detyrimit qё lidhet me tё”, shkruan kryetarja e CDU-sё duke paralajmёruar njёkohёsisht se: “Centralizmi europian, ekonomia europiane e planifikuar, kolektivizimi i shkollave, europianizimi i sistemeve sociale dhe paga minimale do tё ishin rruga e gabuar.”
Ajo bёn thirrje, qё “nё bisedimet pёr ndryshimet e marrёveshjeve europiane tё pёrfshihen tё gjitha vendet anёtare. Sepse “nё kёtё kontekst nuk duhet as tё ketё ‘elitё tё Brukselit’ dhe as njё ‘elitё perёndimore’, apo njё elitё tё izoluar ‘pro europiane'”./k.j
Burimi: DW