About us / Rreth nesh
Historiaime.com (My Story) is the first news portal in Albania that aims to be an independent voice on human rights issues. This project will change the general non-ethical and not fully professional attitude of the mainstream media in Albania while covering human rights and personal stories. Historiaime.com is financially supported by Soros Foundation and is an initiative of the ‘Pro LGBT’ organization – United for the rights of LGBT in Albania. This is a very active organization that promotes LGBT rights in Albania. Its executive director Kristi Pinderi, a well known journalist and one of the main leaders in the LGBT movement in Albania, together with the other co-founders of “Pro LGBT” have been actively involved since 2009 in the process of empowering the very young and emerging LGBT movement in the country.
Pro LGBT believes that LGBT rights are human rights and human rights are LGBT rights! We will promote this common value of ours during our daily reporting work for this news portal, while we will raise public attention especially on those human and personal stories that are never fully covered by the mainstream printed and visual media in Albania.
This news portal is an alternative media that needs the support and the collaboration of all the citizens who are actors or witnesses of their rights violation. We aim to build close partnerships with all the people and encourage them to be active citizens. They can report their stories through electronic mail, or directly on our website in ‘I-Report’, as well as the online blog. (Please find more information about our contacts and the ways how you can contribute for this project here: http://historiaime.com/al/kontakt.html )
Historiaime.com është portali i parë i lajmeve në shqip që sjell në tregun e medias alternative një zë të pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut.
Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta.
Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online. Historiaime.com mbështetet financiarisht nga Fondacioni Soros dhe është një nismë e organizatës “Pro LBGT” – Të bashkuar pro kauzës LGBT në Shqipëri me drejtor ekzekutiv Kristi Pinderin, gazetar dhe një prej drejtuesve kryesorë të Lëvizjes LGBT në Shqipëri.
Duke shkruar e raportuar për të drejtat e njeriut në të gjithë diapazonin e tyre, Pro LGBT, një organizatë që mbron të drejtat e komunitetit gej në Shqipëri afirmon në median shqiptare parimin se të drejtat e LGBT janë të drejta të njeriut, apo anasjelltas: të drejta të njeriut janë edhe të drejtat e LGBT.
Ky portal lajmesh synon të sjellë në vëmendje të lexuesit histori periferike që jo gjithmonë përfitojnë hapësirën e duhur në median tradicionale. Kësisoj, kjo media e re është një media alternative e cila kërkon mbështetjen e të gjithë qytetarëve që bëhen ose dëshmitarë ose viktima të shkeljes së të drejtave të tyre.
Ne bashkëpunojmë ngushtë me Avokatin e Popullit dhe me të gjitha institucionet shqiptare dhe me organizata të rëndësishme të shoqërisë civile që punojnë për mbrojtjen e qytetarëve. Por mbi të gjitha, ne synojmë të ndërtojmë një partneritet të ngushtë me vetë qytetarët. Për këtë arsye i kushtojmë rëndësi të veçantë denoncimeve dhe raportimeve nga ana e qytetarëve. Ato mund të bëhen përmes postës elektronike, ose direkt në faqen tonë në hapësirën “I-Report” apo dhe në blogun tonë onlinë.
Ne investigojmë të gjitha historitë që mbërrijnë në formë të cunguar duke u bazuar në një gazetari të përgjegjshme dhe profesionale.
Përveç kësaj historitë e karakterit ndërkombëtar janë në shumicën e rasteve ekskluzive për shkak të rrjetit të gjërë të kontakteve që Pro LGBT ka me aktivistë nga e gjithë bota.