Franca miraton ligjin e debatueshëm kundër “fake news”

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj të ri, i cili synon të fuqizojë gjykatësit për të urdhëruar largimin e menjëhershëm të “lajmit të rremë” gjatë fushatave zgjedhore. Ligji shumë i debatueshëm, u kundërshtua nga partitë opozitare dhe kritikët argumentuan se ligji kundër “manipulimit të informacionit” mund të rrezikojë demokracinë dhe të censurojë shtypin.
Ligji, i propozuar nga Presidenti Emmanuel Macron, u hodh poshtë dy herë nga senati përpara se të miratohej nga parlamenti të martën. Kandidatët dhe partitë politike tani do të jenë në gjendje të apelojnë tek një gjykatës për të ndihmuar në ndalimin e “informacionit të rremë” gjatë tre muajve të fushatës elektorale.
Agjencia kombëtare e transmetimit, gjithashtu autorizohet për të pezulluar kanalet televizive të kontrolluara nga një shtet i huaj ose nën ndikimin e atij shteti nëse ata “shpërndajnë informacione të rreme që mund të ndikojnë në procesin e votimit. ”
Ligji po ashtu thekson se përdoruesit duhet të pajisen me “informacione që janë të drejta, të qarta dhe transparente” se si përdoren të dhënat e tyre personale. Mediat janë të detyruara për të publikuar paratë që u janë dhënë për të promovuar informata të caktuara.
Ata që mbështesin ligjin thonë se qëllimi është të luftojë përhapjen e lajmit të rremë, jo të censurojë mendimet. Kushdo që shkel ligjin mund të përballet me një vit burg dhe një gjobë prej 75,000 €./k.j
Burimi:Euronews