Historiania australiane na tregon permes shqiptareve bukurine e mbijeteses nen komunizem
DEBATI I SE DIELES
Dr. Shannon Woodcock (ne foto), historiane nga Australia, ishte e përgjumur në sediljen e pasme të një makine kur një pasdite vonë ndaluan në Cërrik pranë një pike karburanti të veçuar. Kishte rënë muzgu dhe Prof. Hasa me të cilin ajo po udhëtonte kërkoi të ndalonin për një moment që të përshëndeste dikë, tek ajo pikë karburanti e braktisur, në një vend të humbur buzë rrugës.