Nje politikan qe rrefen me sinqeritet per bashkeshortet e tij
Dy ngjarje do shënjonin jetën e tij, humbja e bashkëshortes e njohja me aktoren Mirjana Deti. Libri “Bashkëjetesë me kohën” i shkrimtarit dhe politikanit Teodor Laço, botim i “Tirana Times”, nuk është vetëm një libër i pasioneve politike. Në 400 faqet e këtij libri, i cili sapo është hedhur në treg, autori përshkruan një 10-vjetësh të mbushur me ngjarje të mëdha, që do të shënjonin jetën e çdo shqiptari, siç ishin vitet e fundit të mijëvjeçarit që lamë pas, por që do të linin gjurmë edhe në jetën e tij personale, shkruan sot në Panorama Alma Mile, e cila i bën një hyrje këtij libri.