Te fshehur mes jush, sfidon shoqerine shqiptare
Top Channel transmeton të parin dokumentar të shkurtër për LGBT, të titulluar “Të Fshehur Mes Jush”, realizuar nga Pro LGBT me mbështetjen e fondacionit Soros.
Top Channel publikoi për herë të parë dokumentarin e shkurtër “Të fshehur mes jush”, ku për 12 minuta, një çift gay dhe një çift tjetër lesbikesh rrëfejnë dashurinë e tyre që nuk njeh gjini dhe që paragjykohet ende në Shqipëri.