Z. Manjani, hajde flasim për bullizim.
Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë që mori detyrën në 2015 dhe e la në 2017 ishte prej atyre që bëri bujë prej opinioneve dhe çështjeve të drejtësisë. I mbetur gjatë në memorien e atyre që sytë i kanë patur në televizion asokohe, mund të kujtojnë zotërinë që nuk i kursente daljet publike.
Megjithatë, në vijimësi të këtyre daljeve të enjten e 30 majit në televizionin Euronews, me Erla Mëhillin për të folur mbi sulmin fizik ndaj avokatit Sokol Mëngjesi së fundmi ai përmendi edhe çështjen e bullizmit, duke thënë se avokatët janë qënie e profesione të sulmuara e të paragjykuara.
Patjetër Z. Manajni, patjetër. Por a e mbani mënd kur pasi latë detyrën morët entuziazmin e tepruar për të thënë se çka duhet të bëjë, e çka s’ duhet komuniteti LGBT+. Kjo në nota bullizuese të tipit’’Çapaçulave t’ NGO-ve, që për të marrë ndonjë fond më shumë s’ duhet se ça bëjnë’’, apo ‘’ Nuk jam për martesat gay. Nuk e kuptoj pse është futur në amendimet kushtetuese. Jam për familjen tradicionale, klasike. Nuk flas si ministër drejtësie, por si Ylli Manjani. Nuk jam i gatshëm ta pranoj si Ylli, si ministër mund të më duhet ta firmos, por si individ nuk e përkrah.’’
Z. Manjani, mirë se të vini, por në paradë çne në të njejtin vit 2018?

Gjithashtu Z. Manjani le të dini se me influencën që keni në publikun e gjerë po shpërndani dizninformin dhe të pavërteta kur thonit po në 2018 në lidhje direkte me Iva Tiçon ‘’ Së pari unë nuk kam asnjë shqetësim me LGBT, jo vetëm me ata, por me asnjëri sa herë ka dëshirë të bëjë seks me kë të dojë dhe ku të dojë, është çështje krejtësisht private dhe nuk është çështja ime kjo.’’, komuniteti LGBT+ nuk ka të bëjë vetëm me seksin, e atë çka ndodh në shtrat e kund tjetër, komuniteti LGBT+ përfaqson ndjesitë e njerëzve, dashurinë, identitetin dhe shprehinë e gjinisë.
Kështu që prej kur bujë të kotë mori fushata për edukimin kundër bullizmit e bërë nga njëra prej organizatave të komunitetit LGBT+, ku pjesë e informacionit që jepej ishte edhe bullizmi me bazë gjinore apo seksuale. Patjetër që po, se fundja siç mund ta dini në kurrikulat tona mësimore deri më tani nuk ka ndonjë kapitull të veçantë ku flitetpër edukimin mbi njohuritë e seksaulitetit dhe gjinisë në asnjë nivel arsimor.
Kështuqë Z.Manjani bullizëm i bëkemi njëri-tjetrit, e nuk qënka armiku i padukshëm.
https://www.cna.al/newsmobile//54533/