Ngacmimet seksuale në hapësirat publike
 
			    	    Ngacmimet seksuale shfaqen në forma të ndryshme, por në shumicën e rasteve viktimat pre e kësaj dhune nuk kanë prova. Në rastin e tramvajit në Beograd rasti i dhunës u regjistrua në kamera. Edhe pse rasti provokoi opinionin publik, reagimet në rrjetet sociale tregojnë për mënyrat e ndryshme se si njerëzit reagojnë ndaj dhunës, në këtë rast vetë viktima si dhe pasagjerë të tjerë.
Ajo çfarë iu bëri përshtypje njerëzve ishte mungesa e reagimeve nga pasagjerët e tjerë si dhe shoferi i autobusit. Disa prej komentuesve në rrjetet sociale e akuzuan viktimën që nuk arriti të mbrojë veten.
Në raste të ngjashme, viktimat nuk ndihen gati që të kundërveprojnë dhe mekanizmi i vetë mbrojtjes nuk funksionon. Në rastin e tramvajit në Beograd, doli në pah se pak njerëz janë të ndjeshëm dhe empatik ndaj viktimës, në këtë rast. Ky është një rast tjetër ku shihet se urrejtja drejtohet tek viktima se sa tek vetë agresori.
Faqja në Facebook “Live from trams and buses of Belgrade” publikoi filmime nga një prej tramvajeve në Beograd ku shihet qartë një vajzë e cila po ngacmohej fizikisht nga një djalë. Pasagjerët e tjerë shohin por nuk reagojnë. Video u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale duke hapur një debat publik.
Policia arriti të identifikojë agresorin , i cili u arrestua. Organizata “Autonomous Women’s Center” e cila lobon për të drejtat e grave ka realizuar një anketim për dhunën dhe ngacmimet seksuale. Sipas të dhëna të marra, 9 nga 10 gra dhe vajza në Serbi kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale./k.m/
Burimi: NewsMavens

 Historiaime.al është një zë i pavarur në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ne raportojmë si për shkeljet e të drejtave të njeriut ashtu edhe për histori njerëzore që i promovojnë këto të drejta. Ky projekt synon të ndryshojë qëndrimet jo fort etike karshi të drejtave të njeriut nga ana e medias kombëtare si ajo e shkruar, ashtu edhe ajo vizive dhe media e re online.