Mania ilegale per tu fotografuar me veprat e artit (FOTO)
Të gjithë e dinë, por shpesh bëjnë sikur nuk e dinë. Në muze është rreptësisht e ndaluar për të fotografuar veprat e ekspozuara. Janë të shumtë ata që nuk i rezistojnë dot tundimit dhe thyejnë rregullat për të patur si kujtim një foto në shoqërinë e Mona Lizës në Luvër (ka ndodhur edhe me rreperin e famshëm Eminem dy vjet më parë), apo me Klithën e Munch, në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.