Orgazem ritmike, ose nje koment per heteroseksizmin banal
Nuk jam person me nuanca të forta patriotizmi, por këtë javë mendova ti dedikoja më shumë kohë muzikës shqip.
Fillova të udhëtoja në vite duke dëgjuar “Këngët e Shekullit”. Emocionuese këngët që i dedikohesh Shqipërisë para se unë te vija në jetë, emocionuese këngët që i dedikoheshin familjes në atë kohe, dhe po aq emocionuese këngët e dashurisë, edhe pse me vinte disi për të qeshur kur dëgjoja fjali të tipit “djersa në ballë ju ndrin” si një detaj që i bënte personazhet më “të bukur”.