Refuzohet kërkesa e Kosovës për në UNESCO
Kërkesa për anëtarsimin e Kosovës në UNESCO nuk ka kaluar në konferencën e sotme. Kosova nuk arriti të merrte votat e mjaftueshme nga vendet anëtare.
Për pranimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, duheshin votat e më shumë se dy të tretave të vendeve anëtare të pranishme në sallë. Ndërsa kërkesa e paraqitur nga Shqipëria, mori 92 vota nga 95 të nevojshme. 50 vende votuan kundër dhe 29 të tjerë abstenuan.
Ndër vendet që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO janë, Brazili, Kina, Spanja, Rusia, India etj. Ndërsa ndër shtetet që abstenuan në votim, janë Bosnje dhe Hercegovina, Greqia, Rumania, Polonia etj.
Përveç fushatës pozitive të Kosovës, Serbia dhe Kisha Ortodokse Serbe kanë paraqitur kërkesën për ta shtyrë votimin. Kërkesë që u rrëzua me 89 vota.
Qeveria e Kosovës ka siguruar se, “nëpërmes anëtarësimit në UNESCO, do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim etnie ose religjioni dhe do të avancohet edhe më tutje bashkëjetesa, si një traditë qe e kemi ruajtur dhe kultivuar ndër shekuj”.
Pas këtij vendimi, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, deklaroi se “rruga e Kosovës është e pandalshme dhe do të aplikojmë dhe do të anëtarësohemi edhe në organizata tjera, përfshirë UNESCOn edhe një herë”. /m.g
Burimi: ATSH