“Rrathet” e te rinjve, surprizojne
Shikuesit e vëmendshëm të televizionit mund të kenë konstatuar javët e fundit transmetimin në ekranin e Top Channel të një programi të veçantë, të titulluar “Rrathë” e që, ndryshe nga programet e tjera, nuk ka qenë një prodhim ekskluziv i atij televizioni, por prodhime të dhjetëra të rinjve të talentuar. Bëhet fjalë për një program mediatik, social dhe kulturor të inicuar nga Fondacioni Soros, që ka stimuluar financiarisht prodhimin e 24 dokumentarëve me metrazh të shkurtër në një konkurs të hapur drejtuar të rinjve, studentë të gazetarisë, regjisë apo gazetarëve e regjisorëve të rinj.