Tragjika e dyfishte e artistit, nga Gilman Bakalli
Të vdekurit, sidomos artistët e vdekur, nuk e kanë kollaj të ikin nga kjo botë. Gjurmët e tyre janë më të forta se ato të vdekatarëve të thjeshtë, të cilët, përjashto trashëgiminë biologjike, nuk ia dolën sa ishin gjallë të prodhonin vepra që do ta transhendonin unin e tyre. Ndoshta janë më me fat, po të kesh parasysh faktin se të vdekurit vazhdojnë të mbeten plotësisht nën pushtetin e të gjallëve, të cilët mund të bëjnë gjithçka me ta. Harresa dhe indiferenca është gjëja më pakët që mund t’u ndodhë. Dhe ndoshta më e dëshirueshmja!