Krimet e urrejtjes ndaj LGBT, te jene rrethane renduese ne Kod, sugjeron Totozani
(Ne foto Matthew Shepard, nje student amerikan qe u rrah per vdekje ne Laramie per shkak te orientimit te tij seksual. Historia tronditese e tij detyroi Presidentin Obama te nenshkruante ligjin federal per Krimet e urrejtjes ndaj komunitetit LGBT ne SHBA)
Në një raport mbi punën gjatë këtij viti, Avokati i Popullit, sugjeron ndër të tjera që Kodi Penal i vendit të përmirësohet në atë mënyrë që të përmbajë në të edhe aspekte të një legjislacioni për krimet për shkak të urrejtjes, ndaj komunitetit LGBT.