1/3 e gjimnazisteve konsumojne alkool
Rreth 1/3 e gjimnazistëve konsumon alkool. Fenomeni ka shqetësuar strukturat shëndetësore dhe ato politikëbërëse. Dje në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, gjatë një seance dëgjimore u raportua se pjesa më e madhe e akteve të dhunës dhe aksidenteve ndodhin nga persona në gjendje të dehur. Ndaj po shihen ndërhyrje në ligj për të forcuar masat e kontrollit.
“Është e vërtetë që ju insistoni për moshën e re që të frenojmë konsumin e alkoolit, po çfarë do të bëjmë me këtë që po ndodh aktualisht?”, tha Klodjana Spahiu, deputete e PS. Drejtues së Ministrisë së Shëndetësisë thanë se gjatë ndryshimeve të ligjit do të shihet me prioritet ulja e numrit të konsumatorëve të mitur që pinë alkool, duke u vendosur orare nëpër bare në lidhje me tregtimin e tij.
“Pirja e alkoolit në moshat 11-12 vjeç është prezente. Ka vlerësime të ndryshme më shumë në zonat urbane, më shumë djem se vajza”, tha Gazment Bejtja, drejtor i Shëndetit Publik në Ministrinë e Shëndetësisë.