Aktivistja e muajit per te drejtat e njeriut – Blerta Cani Drenofci
Aktivisti i muajit është një çmim që shpallet për aktivistët e gjithë botës nga organizata Civil Rights Defenders
Përgatiti nga materialet e CRD Megi Xharo
Në Shqipëri janë mbi 110.000 persona me aftësi të kufizuara. Deri në vitin 1993 ata ishin pothuajse të padukshëm, dhe debati mbi të drejtat e tyre mungonte. Sot kjo çështje është më pak e debatuar por Blerta Cani Drenofoci, Drejtoresha ekzekutive e organizatës jo qeveritare Fondacioni i Personave me Aftësi të kufizuara në Shqipëri njohur si ADRF, thotë se zgjedhja e saj e karrierës shpesh here është vënë në pikpyetje: “Në fillim u përballa me një injorancë të madhe. Miqtë e mi u habitën kur u tregova se doja të punoja për këto çështje”.
Kriteri për të marre statusin e një personi me aftësi të kufizuara në Shqipëri është jo adekuat, edhe pse shifrat e personave me aftësi të kufizuara mund të shkojnë mbi 110.000. Deri në vitin 1993 askush nuk fliste për të drejtat e këtyre individëve, dhenia e një zëri këtij grupi është tashmë pjesë e një projekti afat-gjatë që kërkon një dedikim të madh. Por, akoma shumë individë më aftësi të kufizuar kanë frikë të ngrenë zërin e tyre.
“Unë mendoj se është një kulturë e trashëguar nga periudha Sovjetike. Shumë nga personat me aftësi të kufizuara ndihen të sigurtë brenda familjeve të tyre dhe kanë frikë se do të humbasin ndihmën sociale nëse do të ngrëne zërin për të drejtat e tyre”, thotë Blerta Cani Drenofci.
Në rininë e saj ajo studioi për inxhinieri elektrike por gjeti thirrjen e saj diku tjetër. Më pas ajo filloi të studiojë mbi punët sociale dhe nisi fillimisht të punojë në një qendër për femrat. Pasi u punësua nga Ministria e Punëve të Shqipërisë për një periudhë kohe, ajo erdhi në kontakt me organizatën jo qeveritare të Personave me Aftësi të kufizuara në Shqipëri ku ajo sot mban rolin e drejtoreshës ekzekutive.
“Sot mund të themi se sensibilizimi i publikut është në një nivel më të lartë. Personat me aftësi të kufizuar janë më të pranishëm në shoqëri dhe problemet e tyre trajtohen në një mënyrë me serioze. Puna e ADFR tashme është në axhendën politike, por korniza ligjore që mbështet të drejtat e personave me aftësi të kufizuar është shumë larg plotësimit. Nevojitet akoma shumë punë për të siguruar të drejtat e këtij grupi”.
“Ne kemi punuar për të arritur dy objektiva madhore: të përmirësojmë disa ligje specifike që prekin personat me aftësi të kufizuar dhe të inkurajojmë hartimin e ligjeve të tjera për të respektuar këtë grup”, shton Blerta.
Lexoni artikullin e plote: http://historiaime.al/en/personazh/item/565-aktivisti-i-muajit-per-te-drejtat-e-njeriut-blerta-cani-drenofci.html