Aleanca Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT solidarizohen me familjen e Lirak Bejkos
Lajmi me poshte eshte botuar nga Respublica.al. Historia Ime e mbeshtet fuqimisht kete nisme. Aktivistet per te drejtat e LGBT ne Aleancen Kunder Diskriminimit dhe Pro LGBT do te kontribuojne financiarisht ne menyre vullnetare per ti ardhur ne ndihme familjes Bejko.
Familja e Lirak Bejkos, i cili u vetëdogj në shenjë proteste ndaj menefegrizmit të qeverisë shqiptare për grevën e urisë së të burgosurve politikë, nuk pranoi asnjë ndihmë financiare nga qeveria në fjalë, por i përballoi shpenzimet e ceremonisë mortore të Lirakut me borxhe që mori nga njerëz të afërt. Për të ndihmuar familjen e Lirakut në shlyerjen e këtyre borxheve, Shoqata e Pavarur e të Përndjekurve Politikë ka krijuar Fondin e Solidarizimit me Familjen e Lirak Bejkos në Raiffeisen Bank. Në këtë fond mund të transferojnë para (në lekë, euro e dollarë) kushdo e nga kudo, dhe të drjetën e tërheqjes së tyre e kanë vetëm dy vajzat jetime të Lirak Bejkos, na tha e veja e tij në një intervistë me të.
Për ata që janë të interesuar të kontribuojnë për Fondin e Solidarizimit me Familjen e Lirak Bejkos, informacioni i mëposhtëm është i nevojshëm për transfertat e kontributeve:
Raiffeisen Bank, Tirana, Albania, SWIFT Code SGSBALTX
Nr. Llogarisë në Dollarë Amerikanë: AL68202110440000000002549152
Nr. Llogarisë në Euro: AL21202110440000000001549152
Nr. Llogarisë në Lekë: AL71202110440000000000549152