Diskriminimi ndaj LGBT progresi ka qene i moderuar thuhet ne raportin e KE per Shqiperine
Në raport progresin e Shqipërisë që Komisioni Europian publikoi sot, thuhet ndër të tjera se Shqipëria ka bërë progres të moderuar në fushën e antidiskriminimit.
Përmendet në këtë raport si pozitiv lançimi nga Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi të një plani strategjik disa vjeçar, por në këtë kontekst kërkohet nga ky institucion që të përgatisë një paketë me raste pozitive që i ka çuar deri në fund, si forma më e mirë për të inkurajuar qytetarët të bëjnë një hap përpara dhe t’i denoncojnë rastet e diskriminimit, gjë që në fakt nuk është bërë, madje disa nga çështjet e bujshme, si ajo e z. Ekrem Spahia janë ende të papërfunduara.
Edhe ky rast i mësipërm nuk lihet pa u përmendur në raport progres dhe reagimi pas atyre deklaratave i kryeministrit.