Pamjet makabre te vetedjegjes se Bejkos trondisin opinionin publik
Lirak Bejko, i cili vuri flakën vetes sot në mëngjes ka diegie në 50 përqind të trupit – citojnë mediat burimet spitalore, ndërkohë që pamjet e tmerrshme të tentativës së tij për vetëvrasje të shpërndara nga televizioni News 24 kanë tronditur opinionin publik. Të gjithë pyesin: Çfarë do të ndodhë, si do të vijojë kjo histori dramatike? Një përgjigje e jep një nga drejtuesit e grevës së urisë, Skënder Tufa, në një prononcim botuar sot në të përditshmen “Shqip”: Izolimi i mëtejshëm dhe masat ekstreme do jenë dy elementet ku do të bazohet greva e tyre në ditët në vijim.