Eshte me arrogante se vete maxhoranca por Bregu le te kuptohet se mund te kete zgjidhje per grevistet
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, në emisionin “Intervista” në Vizion Plus, ka përsëritur qëndrimin e maxhorancës se greva e ish- të përndjekurve është politike, madje ka qenë edhe më arrogante se pothuajse gjithë përfaqësuesit e tjerë të maxhorancës në lidhje me këtë çështje.
TemA komenton se duke iu shmangur komenteve për deklaratën e ambasadorit amerikan në Tiranë Aleksandër Arvizu se qeveria që nuk dialogon duhet të largohet, ministrja e Integrimit sulmoi koordinatoret e grevës së urisë si njerëz të inkriminuar. Por, sipas ministres, “qeveria do të zbatojë ligjin për dëmshpërblimin e ish- të përndjekurve, duke publikuar edhe një kalendar të qartë se kur do të ndahen këstet e dëmshpërblimit”.