Rruga “Thanas Ziko” e shtruar para nje jave tani eshte me keq se me pare
Albina Hoxha
Keqmenaxhimi i fondeve, abuzimi me cilësinë e punëve publike dhe mungesa e përgjegjësisë përballë qytetarëve nga ana e Bashkisë së Tiranës janë denoncuar edhe një herë sot paradite nga Këshilltarët e majtë në Këshillin Bashkiak të Kryeqytetit. Shekulli thote, duke iu referuar socialisteve, se shkak janë bërë punimet e kryera nga bashkia në rrugën “Thanas Ziko”, që ndodhet në Njësinë bashkiake Nr.8. Kjo rrugë e shtruar vetëm një javë më parë, sot paraqitet në një gjendje edhe më të keqe nga sa ishte para se të kryheshin këto punime. Asfalti ka dalë tërësisht, pusetat janë bllokuar me asfalt dhe rruga ka vetëm arnime.