Nuk funksionojne aparaturat e mamografise – 76 perqind e grave e zbulojne kancerin shume vone
Në një vëzhgim të detajuar gazeta “Shekulli” konstaton sot (e enjte, 18 tetor) se në Tiranë nuk mund të bëhen mamografitë për zbulimin e kancerit të gjirit, pasi aperaturat janë prishur dhe nuk dihet se kur mund të rregullohen. Gazetarja Albina Hoxha shkruan se pjesë e këtij vëzhgimi ishin edhe disa qendra shëndetësore të cilat mohuan të kenë pasur ndonjëherë aparaturën për bërjen e mamografisë në ambulancat e lagjeve (!)