(SKANDALI) Dikur nuk i linin pa dietat ushqimore por sot minatoret nuk paguhen me as per qumeshtin
Në komunizëm rroga e një minatori ishte pothuajse sa rroga e një inxhinieri, ndërkohë që dieta e tyre ushqimore ishte e studiuar, e pakursyer dhe dorëlëshuar po të kemi parasysh që shumica e qytetarëve të tjerë prisnin orë të tëra në rradhë vetëm për 1 litër qumësht.
Ky fakt madje, para disa ditëve ky fakt ishte pjesë edhe e një dokumentari francez të realizuar në vitet 80-të në Shqipëri e të shfaqur në Zonë e Ndaluar të Andi Bushatit.
Por sot, minatorëve të Bulqizës u është hequr e drejta për të përfituar pagesën e qumështit, si produkt i cili përfshihet në pagesën e tyre, pasi përdoret pas daljes nga nëntoka.