Feministet kerkojne nga gjykatesit denime maksimale per vrasesit e grave
Mirela Arqimandriti e Qendrës Aleanca Gjinore për Zhvillim dhe Iris Luarasi e Linjës së Këshillimit për Gra e Vajza kanë njoftuar për organizimin e një tryeze ku do të diskutohet midis përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile në mbrojtje të të drejtave të grave e vajzave dhe përfaqësuesve të medias.
Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit makabre e vrasjes së Aishe Vatës por edhe nga ngjarje të tjera të dhunës ekstreme ndaj vajzave dhe grave mësohet se ato do të kërkojnë përmes një letre të posaçme për gjykatësit dhe përokurorët që të japin dënime maksimale për vrasësit e grave dhe vajzave. Kjo bëhet “për të çkurajuar çdo lloj tendence të këtij lloji nga vrasës të tjerë të cilët frymëzohen edhe më shumë kur shohin që vrasës të tillë lenë qelitë e burgut pas disa muajsh”.