Gazetaret mbeshtesin greven. Profesori i UT: Po me koleget qe shkelin jeten private te tyre c’do beni?
Gjatë një trainimi të organizuar sot për gazetarë profesionistë nga qendra ligjore Res Publica e mbështetur nga National Endowment for Democracy gazetarja e Shekullit Lindita Cela dhe gazetari i Shqip-it Gjergj Erebara bënë thirrje për të firmosur një dokument në mbështetje të grevistëve së urisë. Në këtë dokument që e firmosën të pranishmit në këtë trainim që fokusohet për lirinë e shprehjes dhe implikimet e saj në praktikë gazetarët i bëjnë thirrje qytetarëve shqiptarë të mbështesin protestën e grevistëve të urisë, dhe i kanë kërkuar kryeministrit Berisha të tërheqë fyerjet ndaj tyre dhe t’u kërkojë ndjesë për qëndrimin e mbajtur.
Dr. Ervin Pupe pedagog në Fakultetin e Drejtësisë, duke e konsideruar këtë një nismë të drejtë, u kujtoi gazetarëve edhe një fakt tjetër. U tha se duhet reaguar edhe kundrejt kolegëve të tyre, të cilët merren me lajme të tipit: “organizatori i grevës është dënuar për prostitucion” (i referohet një lajmi të nxjerrë më parë nga Gazeta 55 në lidhje me një prej grevistëve, Skënder Tufën)… ‘
E. Tela (Historia-ime.com)