Valbona Selimllari zbulon varferine e shqiptareve… 1500 lutje per 1500 shtepi thuajse te rrenuara
Është viti i dytë që ajo do të drejtojë emisionin “Nga e para”. Në një intervistë për GSH rrëfen realitetin me të cilin është përballur. Thotë: “Sigurisht që ne nuk e dimë që varfëria ekziston kaq shumë në këtë masë. Ne dimë që ka varfëri, ne dimë që ka familje që janë shumë të varfra, sepse i shohim në lajme, mirëpo ti e shikon nga ekrani dhe qëndron prapë e ftohtë ndaj këtij fenomeni, sepse ekrani të mban larg. E sheh 5 minuta dhe aq, rutina e jetës të merr dhe nuk e mban mendjen aty. Kurse në momentin që e prek vetë, sigurisht ndjesia është shumë e fortë”, pohon ajo.
Nga 15000 aplikime janë zgjedhur për tu ndihmuar vetëm 10 familje. Arsyeja ka të bëjë kryesisht me faktin se shtëpitë janë aq të rrënuara sa atyre nuk do t’u mjaftonin 4 ditë kohë për ti ribërë!
“Ndihem keq, sigurisht që ndihemi keq, sepse ne do të donim t’i ndihmonim të gjithë. Megjithatë mbushemi me optimizëm kur shikojmë familjet e trajtuara në program se si gëzojnë. Ne ju hapim atyre një dritare të re. Familjet e këtij viti kanë qenë të gjitha në gjendje tmerrësisht të keqe dhe ndihma jonë ka qenë jetike për ta”.
Lexoni te plote ne http://www.balkanweb.com/gazetav5/
Historia-ime.com