Pasi sulmojne regjisorin shqiptar ne Greqi, nazistet merren me komunitetin gej diten e Nobelit te BE
Përpara disa ditësh në targetin e nazistëve të Greqisë (Agimi i Artë) ishte vete regjisori shqiptar Laert Vasili. Këtë herë, fiks në ditën kur Bashkimi Europian merr Nobelin për Paqe (!), targeti i partisë që bën më shumë ligj në rrugët e Greqisë se vetë policia, ka qenë komuniteti gej qe ka dashur ta shikoje kete komedi që e paraqet Jezus Krishtin dhe dishepujt e tij si pjesëtarë të komunitetit gej.