Vrasesi i Aishe Vates ne Facebook (?)
Media shqiptare nxjerr çdo ditë në meidan krime makabre, por bashkë me përshkrimin e panevojshëm të detajeve, tregojnë në një farë mënyrë paaftësinë apo mefshtësinë e autoriteteve që merren me hetimin.
Plot gjysëm faqeje në gazetën MAPO sot shkruhej me detaje, bazuar në burimin e policisë, se si vrasësi mund ta ketë kërkuar përmes profilit në Facebbok Aishen të dalë jashtë shtëpisë, pastaj pasi ka dalë kanë patur një konflikt, e pastaj (këtë pjesë e tregojnë edhe gazeta të tjera), vrasësi e ka shtrirë me fytyrë në tokë, i ka vënë gjurin mbi kurriz dhe me një thikë i ka therrur pa ndërprerje kokën dhe e ka lënë trupin në atë pozicion.
Me urgjencë policia ka kërkuar tabulatet telefonike por duket se s’ka gjetur gjë. Por të paktën nëpër rreshtat e gazetave kuptohet se një indikacion kryesor “fshihet” në komunikimet që vajza mund të ketë patur në Facebook. Pyetja që do të bëhej është: çfarë është bërë apo bëhet nga policia për të siguruar informacion përmes Facebook?
Ka një debat të vjetër tashmë mes Facebook dhe opinionit publik në lidhje me profilet e personave që vdesin, vriten apo humbasin jetën në një mënyrë apo në tjetrën.