Kujtimet e Klajdit (11)
Zgjohem me sy të fryrë dhe i lodhur nga qindra ëndrra pa lidhje me njëra-tjetrën, që unë nuk i mbaj mend. Shkoj në kuzhinë dhe i them sime mëje: Do të filloj punë!
Jam 16 vjeç.
Nuk dëgjoj fare se çfarë më thotë ajo, por ndjeva se u prek. Ose u mallëngjye. Ose u frikësua. Ose asnjëra nga këto! Po diçka ndodhi tek ajo, pasi me një fjali kaq të vogël e me një vendim kaq të papritur, e bëra të kuptojë se jeta ikën dhe fëmijët rriten…