HEEE… KEMI NDONJE TE RE?
Pak ditë më parë fola në internet me Vilmën dhe më bëri vërtetë përshtypje ajo që më tregoi. E njoh Vilmën që kur jam lindur, ajo është nga një fshat i thellë i jugut të shqipërisë dhe bashkë me familjen e saj u transferuan në Tiranë në vitin 2006. Ka qënë gjithmonë një vajzë e ashpër dhe aspak sociale, sidomos me meshkujt… Familjarët e saj, kryesisht halla beqare, u përpoqën shumë të gjenin një burrë të mirë për Vilmën që kur ajo ishte 23 vjeçe. Edhe pse komunikimi nuk është pika e saj e fortë duhet të theksoj se ajo është vërtetë nikoqire dhe për të ja vlen të thuash “ç’i sheh syri, i bën dora”.