Hija e Jimmy Carter prane Obames. A mund te perseritet viti 1980?
Shënim: Arsyeja pse po e botojmë këtë shkrim thellësisht politik në një portal lajmesh të dedikuar të drejtave të njeriut ka të bëjë me faktin se aktivistët për të drejtat LGBT dhe Pro LGBT, organizata që publikon lajmet në këtë faqe janë mbështetës të Presidentit Barack Obama për shkak të qëndrimeve të tij gati revolucionare pro kauzës LGBT.
A do të ketë ndonjë impakt domethënës në zgjedhjet presidenciale atentati i Ambasadës Amerikane në Bengazi dhe trazirat e tjera tashmë në të gjithë atë rajon? Kështu e nis një analizë të detajuar giornalettismo.com, një portal lajmesh shumë i njohur së fundmi, në Itali.